Nga Bledi Mane/ Vrite doktorin dhe "p*llohu" me prokurorin!
Xhiku jam, çun me emër në Paskuqan. Para 15 vitesh e lash me...
Peza ka qenë rezidenca e Ramës në kohën kur, si kryebashkiak, e mbushi Tiranën me pallate kuturu, ca jeshilë e ca çiklaminë, pa respektuar asnjë distancë, plan urbanistik e hapësirë rrethuese.
I vetëdijshëm se betonizimi i Tiranës po sillte ndotje e kaos, kryebashkiaku i atëhershëm Rama zgjodhi gjelbërimin e Pezës për arsyen e thjeshtë se në Tiranë mungonte. I vetmi kryebashkiak, rast unikal, që nuk banoi në qytetin që e zgjodhi në krye.
Betonin për ju, gjelbërimin për vete.
Me urdhër të Sekretarit të I-rë të PPP-artisë, shokut Edi, Peza bëhet nuse një herë në vit. Festa e shtatorit rishfaq pionerët e rinj shallekuq të Enverit, ku me qofte tymi e arka birrash, i këndohet epopesë së lavdishme të tollonit, furnelave të vajgurit dhe radhëve të qumështit. Festohet tejkalimi i rendimentit në konçensione dhe realizimi i pllanit 4-vjeçar që e rendit Shqipërinë krahas Nigerisë, Republikës Domenikane dhe Sirisë, në “dëshirën dëshpërimisht të madhe për të emigruar”. Arritje këto që Bashkimi Europian refuzon t’i shohë përderisa negociatat me Shqipërinë ende nuk janë hapur.
Tradita vazhdon me kryebashkiakun aktual Veliaj.
Shoku Eri, që dje organizonte protesta kundër qeverisë socialiste Nano, sot shfaqet ultra-socialist. Ai që në vitin 2009, me partiçkën e tij G-99 kërkonte votën e të rinjve, se sipas tij “socialistët ishin shumë demode”, sot është më socialist se Lenini.
Erioni që akuzonte politikën e vjetër për lidership arkaik, me t’iu dhënë mundësia, e vendosi veten në krye të listave të G-99 në të 12 qarqet e vendit, pa respektuar asnjë normë demokratike të konkurimit brenda-partiak. Kaq i dashur ishte Veliaj për shqiptarët sa që mori veçse 0,6% të votave në rang kombëtar.
I bindur se me siglën “Erion Veliaj” nuk hynte as në oborrin e parlamentit, Veliaj mendoi t’i bashkohej PS-së, duke ndjekur të njëjtat makinacione makiaveliste si sponsori i tij politik Rama, që hynte e dilte nga selia e PS-së si “i pavarur”.
Gdhihu Mjaftist, ngrysu Socialist.
Për dyfytyrëshin Veliaj, Peza është “rroftë sebepi” që socialistët të shohin tek ai udhëheqësin e ri të partisë. I vetëdijshëm për rrotacionin e 25 prillit, Veliaj i ka vendosur energjitë e tij në luftën e brendshme për të zëvendësuar Edi Ramën. Të dy shfaqen përkrah njëri-tjetrit, qeshin e përqafohen, porsi byroistët e djeshëm kur Shqipëria kishte marrë tatëpjetën.
Ndërkaq Veliaj vijon të shtojë radhët e rrogëtarëve fiktivë në Bashkinë Tiranë, i dijshëm se bashkia do të mbetet kështjella e tij edhe 2 vjet pas kalimit të PS-së në opozitë më 25 prill. Do të mjaftonte vetëm një javë pa rrjete sociale dhe filmime 3D, që makineria e propagandës Veliaj të shkërmoqej njëherë e përgjithmonë.
Ndërkohë që Shqipëria lufton me Covid-19, Veliaj evokon ndjenjat revolucionare të pseudo-veteranëve që, edhe pse të lindur pas lufte, vazhdojnë të përfitojnë para nga taksa-paguesit, falë statusit të veteranit.
Me morgun plot, borxhin në majë, dhe numrin e testimeve më të ulët në Europë, vendi ynë po prek fundin. 25 prilli është një mundësi e artë për të ngritur Shqipërinë dhe për të dënuar betono-maninë./CNA.al
Xhiku jam, çun me emër në Paskuqan. Para 15 vitesh e lash me...
Për të gjithë ata(përfshi dhe Ilir Metën), që pozojnë në kra...
Bëra një postim dje në këtë faqe, ku kritikoja PD-në që akuz...
Ky debati i neveritshëm me të vdekurit e COVID-it, është pas...
Nga Ilir LevonjaSi përfundim, tani që Lulzim Basha u shpall ...
*Nga Ekrem SpahiuMe rastin e 77 vjetorit të krijimit të OKLL...
Dje Lulzim Basha gjeti mënyrēn më të poshtër për të spostuar...
Një njeri u nda nga jeta sot. Quhej Enver Veseli, por veç të...
Sokol Olldashi ishte gjallë, gjallë dhe ministër rendi. Poli...
Hapja e garës për ndërtimin e Parkut Diellor të Spitallës me...
PANDI GJIZA.Korça dallohet për përdorimin e llagapëve. Nuk g...
Fact-checkingu i incineratoritLulezim Basha ka akuzuar publi...
Në 30 vjet demokraci të brishtë shqiptare, është hera e parë...
E Enjtja e tretë e çdo muaj Nëntor është Dita Ndërkombëta...
REDAKSIONALEHistoria politike e Lulzim Bashës nuk do mbahet ...
I dashur Milaim, nisur nga pamja, duhet të jesh boll i lodhu...
Qeveria jone ka nje ves shume te keq. Genjen haptazi. I pyet...
Nga Kostandin Luci Edhe pse nuk kam kohe dhe deshire qe te l...
Ka disa ditë që më ka tërhequr vëmendjen emisioni për shkoll...
Nga Bledi Mane*** U rikthye, u rikthye vajza e hekurt e turi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...