Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Me të drejtë në krizën e pandemisë shteti hyn në borxhe të mëdha. Por ai duhet të dijë edhe përgjigjen e pyetjes, se si do të paguhen një ditë këto borxhe. Jens Thurau kërkon të ketë një kufizim kohor.
Tek përjetimet më të trishta në këtë vit të trishtë 2020 llogariten edhe intervistat me ministrat e landeve dhe federatës lidhur me borxhet që po merren në krizën e Coronës. Gati përditë në televizione shikon biseda me zonjat e zotërinjtë e financave, ku këta të fundit shohin të hutuar në kamera. Çfarë mund të bësh tjetër? Borxhet e reja janë vërtet ekstremisht të larta, thuhet, por të pashmangshme. Në plan afatgjatë pastaj rritja e konsumit do të sjellë para në arkat e shtetit, rritja e tatimeve apo kontribute të tjera tatimore janë helm në kohën e pandemisë.
Instrumentet janë të gatshme
E pse kështu? Jo se tatime të tilla nuk janë të mundura parimisht. Ende në Gjermani njerëzit paguajnë taksën e solidaritetit, që u fut në vitet 1990-të, për të financuar kostot e ribashkimit. Po, e di, kjo taksë do duhej të merrej vetëm për një kohë të shkurtër nga shteti, dhe u kthye në një monstër të padëshiruar, gjithmonë e kritikuar nga shumë politikanë. Nga viti i ardhshëm këtë tatim do duhet ta paguajnë vetëm ata që janë vërtet të pasur. Po pas luftës, nuk pati kompensim të barrës financiare për dëmet e shkaktuara, një kontribut tatimor po ashtu i paguar nga të pasurit? Deri në vitin 1997 në Gjermani kishte vërtet një tatim mbi trashëgiminë e pasurisë, në thelb ai ekziston ende, vetëm se nuk është në përdorim. Instrumentet pra janë aty, dhe ia vlen të mendosh edhe njëherë, nëse nuk është vërtet më mirë, që tani sa më shumë gjermanë e sa më shumë supe të mbajnë barrën e pandemisë, dhe jo fëmijët dhe nipërit tanë në dekadat e ardhshme. Sepse kështu do të rezultojë në fund, nëse ende vazhdon ky naivitet – për të paguar duhet paguar, kjo dihet, pyetja është, nga kush dhe kur do të paguhet?
E vërtetë: nuk ka shumicë për këtë ide
Instituti Gjerman për Ekonominë (DIW) e konsideron të mundur riaktivizimin e tatimit mbi trashëgiminë e pasurisë. Kryetarja e Shoqatës Sociale, Verena Bentele shprehet për një dorëzim të 1% të pasurisë, për të gjithë ata që kanë si kursime më shumë se 1 milionë euro. E di, që një ide e tillë nuk mbështetet nga shumica. Sidomos kur në vitin zgjedhor 2021 retorika e rritjes së tatimeve tremb çdo politikan. Rregullisht qarkullon në programet partiake të SPD, Të Majtës, e tek Të Gjelbrit koncepti i tatimit mbi trashëgiminë e pasurisë, por më vonë lihet mënjanë si me turp. Çdo gjë rimendohet nga e para, vetëm tek tatimet nuk duhet të ketë ndryshime?
Por sa tabu kemi shkelur këtë vit pandemie? Që nga të drejtat qytetare, në ekonomi, tek restorantet e mbyllura, mbylljen e shkollave, artistët që vuajnë financiarisht. Gjithçka për shkak të pandemisë. Por tek pyetja më e rëndësishme, se kush do ta paguajë të gjithë këtë, kemi qëndruar në shinat e vjetra.
Më shumë solidaritet
Prandaj është e nevojshme, një kontribut i të gjithëve, përjashto nivelin e ulët të rrogave, ashtu si u bë me taksën e solidaritetit. Që tatimet që futen vetëm për një kohë të shkurtër kanë tendencën të jetojnë shumë gjatë, kjo dihet. Por ndoshta ia dalim që t’i provojmë vetes të kundërtën. Në Gjermani, njërin nga vendet më të pasura të botës mësymja e pallateve apo zilia ndaj milionerëve janë tërësisht në vendin e gabuar. Le të jemi më të gatshëm për më shumë solidaritet, më shumë se sa kanë besim tek ne politikanët. Edhe këtë na e bëri të qartë ky vit i tmerrshëm. Pra si mendoni? Të gjithë disa përqind më shumë tatime…ata që kanë shumë pak nuk i prekim. Fëmijët dhe nipërit tanë do na jenë mirënjohës për këtë./DW
Duhani ka qenë kultura që përbënte zërin e dytë më të rëndës...
– Hiqen të gjitha privilegjet në pensione apo në trajtime të...
Nga Bujar Nishani‘Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur n...
Nga Miron ÇakoKrishtlindja, që shumë njerëz të krishter nëp...
Me rastin e 96 vjetorit të “Triumfit të Legalitetit”Tetë vje...
Aktivistja Elona Caslli ka mbajtur qëndrimin e saj, përsa i ...
Vetëm pak ditë më parë, gjatë një interviste në A2-CNN, me g...
Situata politike në Kosovë tregoi se dirigjentët me “shkopin...
Gjykata Kushtetuese e Prishtinës e çoi Kosovën në zgjedhje t...
Vejsiu, teksa prezantonit emisionin tuaj të përjavshëm ” Lov...
Dje në mbrëmje, mediat filluan të transmetonin se, Lulzim Ba...
Analiza në Shqipëri sipas meje nuk arriti t’a kuptonte fare ...
Pak ditë më parë isha i ftuar në një emision televiziv për t...
Mos më thoni që nuk e kujtoni, e mbani mend a jo? Bëri bujë ...
Shumë njerëz bëjnë habi se përse Edi Rama nuk ndodhej në Kuv...
Që çudia më e madhe zgjat 3 ditë këtë e di gjithë Shqipëria,...
Marin kaqolat, i ngrenë lart, u bëjnë tekstet, skenarët, u p...
Qazim Rasha me siguri që nuk ka dashur kurrë të jetë persona...
Ata që të gjithë sot i shërbejnë regjimit të Edi Ramës, nuk ...
Dje është mbajtur protesta e 5-të për vrasjen e Klodian Rash...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...