web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja që tronditi Bergamon/ Zbardhen detajet shokuese: Politikani i njohur u masakrua me gurë nga i biri

3 Janar 2021, 11:21, Kosova & Bota CNA

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që shokoi Bergamon, ku një politikan i zonës u gjet i vrarë pranë banesës.

Policia italiane ka arrestuar djalin e Franco Colleoni, i cili akuzohet se ka goditur disa herë me gurë pas kokës babain e tij.

68 vjeçari u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe restorantit që kishte në pronësi. Viktima ishte sekretar i ?Lega Nord? në Bergamo për 5 vite.

Tgcom shkruan se bëhet fjalë për Francesco Colleonin, 34 vjeç, i cili akuzohet se pas një sherri me të atin, për rihapjen e restorantit të tyre ?Il Carroçio? ka vrarë 68-vjeçarin. Mediat shkruajnë se krimi ka ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme në familje për menaxhimin e restorantit. Ndërkohë, pas arrestimit, i riu pranoi se ishte konfliktuar me babain e tij, ndërsa shtoi se nuk mbante mënd asgjë më tej se çfarë kishte ndodhur.

 





Lajmet e fundit nga