web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Klodian Rashës në 8 dhjetor/ Nga njohja me efektivin deri tek puna bashkë, këto janë dy pistat e pazbardhura

3 Janar 2021, 14:09, Kronika CNA

Vrasja e Klodian Rashës ka ende detaje që nuk janë publikuar deri më sot të cilat mbajnë pezull hetimin.

Sipas informacioneve për mediat, efektivi i repartit të ?Shqiponjave? Nevaldo Hajdaraj me viktimën Klodian Rasha kishin njohje të mëparshme, por nuk dihet ende në çfarë rrethanash. Një burim pohon se Klodiani i ka folur disa herë një të njohuri të tij për një efektiv policie që e shqetësonte.

Ka dyshime të pakonfirmuara zyrtarisht se ishte fjala pikërisht për Hajdarajn i cili thotë burimi, njihej në zonën ku banonte Rasha. Dy pistat e pazbardhura nga hetimet janë një njohje e mundshme mes viktimës dhe autorit si dhe arma e gjetur pranë vendit të ngjarjes. Sa i përket pistës së parë, pavarësisht se nuk është deklaruar zyrtarisht, rezulton se Rasha dhe Hajdaraj të paktën fizikisht njiheshin, madje 25-vjeçari kishte shprehur edhe shqetësimin me të njohurit për mënyrën se si reagonte efektivi kur e ndeshte në rrugë.

Nga informacione ende të pakonfirmuara, ka dyshime që Rasha dhe Hajdaraj edhe të kenë punuar para disa kohësh së bashku në një biznes në rrugën ?Bardhyl? në kryeqytet.

Ndërkohë, sa i përket pistës së dytë, asaj të armës, nga ana e personave të njohur të familjes Rasha dhe të vetë Klodianit, mohojnë kategorikisht se i riu mbante armë me vete. Burime për Fax Neës bëjnë me dije se Nevaldo Hajdaraj ishte konsumues i lëndeve narkotike dhe alkoolit. Madje ai e ka përdorur hashashin dhe alkoolin edhe pas marrjes së detyrës në repartin ?Shqiponja? dhe shpesh, thotë një burim që e ka ndeshur në rrugë, shfaqej në gjendje të dehur ose nën efektin e substancave narkotike./CNA.al





Lajmet e fundit nga