web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja cilat janë ushqimet që mund t’iu shkaktojnë ëndrra të këqija natën

31 Dhjetor 2020, 13:30, Lifestyle CNA

Filmat e frikshëm, ilaçet dhe stresi mund të shkaktojnë makthe në gjumë. Por a e dini se ka jo pak ushqime, që mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit? Ja cilat janë ato:

Ushqimet pikante dhe salca e nxehtë

Një studim i botuar në ?Frontiers in Psychology?, tregoi se njerëzit që konsumonin salcë të nxehtë para gjumit kishin probleme me fjetjen dhe përjetonin ëndrra stresuese. Ushqimet pikante e ndryshojnë temperaturën e trupit, që nga ana e tij e ndryshon mënyrën si formohen ëndrrat.

Biskotat dhe ëmbëlsirat

Në kërkimin që u botua në ?Frontiers in Psychology?, 31 për qind e atyre që u studiuan raportuan ëndrra të çuditshme pasi kishin ngrënë ushqime si biskota dhe tortë. Këto ushqime me sheqer mund të ndryshojnë formimin e ëndrrave gjatë fazës së gjumit REM (lëvizja e shpejtë e syve).

Djathi

Në të njëjtin studim që u përmend më lart, qumështi kishte përqindjen më të lartë të lidhur
me ëndrrat e këqija. Gati 44 për qind e pjesëmarrësve, raportuan se shihnin ëndrra të një natyre shqetësuese, pasi kishin konsumuar djathë dhe produkte të tjera të qumështit. Edhe në vitin 2005, Bordi Britanik i Djathit publikoi një studim që e lidhte konsumin e djathit me makthet në gjumë.

Makaronat

Karbohidratet janë një pjesë thelbësore e një diete të mirë-ekuilibruar, pasi trupi i shndërron ato në glukozë, që është një formë sheqeri. Por është më mirë nëse i konsumoni ato para gjumit. Siç e dimë sheqeri i prish modelet e gjumit. Pjesëmarrësit në një studim të fundit, raportuan se kishin parë ëndrra shqetësuese kur shkonin në flinin, pasi kishin ngrënë makarona.

Patatet e skuqura

Ushqimet me yndyrë si patatinat janë të dëmshme për shëndetin tuaj, pasi përmbajnë një numër të lartë kalorish, dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Por në një studim, studiuesit zbuluan se ngrënia e ushqimeve të tilla, bënte që pjesëmarrësit të flinin më pak dhe të zgjoheshin gjatë gjithë natës. Studimi i botuar në ?Frontiers of Psychology? se kur hani patatina trupi juaj do të punojë jashtë orarit, për të tretur ushqimin ndërsa ju po përpiqeni të flini.

Ka shumë arsye që pije me sodë janë të dëmshme për trupin. Për shembull, ato mund të kontribuojnë në shtimin në peshë, të çojnë drejt diabetit dhe shtojnë rrezikun e sëmundjeve
të zemrës. Por ato gjithashtu mund të shkaktojnë edhe makthe në gjumë, për shkak të përmbajtjes së sheqerit dhe kafeinës.

Çokollata

Dihet se ajo ka përbërje me efekte psikoaktive në tru, të cilat mund të çojnë në ëndrra të çuditshme. Nga ana tjetër, çokollata e zezë është treguar se përmban antioksidantë të shëndetshëm , por nga ana tjetër e prish gjumin. Çokollata përmban teobrominë, një alkaloid që rrit rrahjet e zemrës, duke ju lënë zgjuar natën.

Akullorja

Është e mbushur me yndyrë dhe sheqer, dhe nëse konsumohet para gjumit, trupi nuk ka kohë të mjaftueshme për të djegur ndonjë prej tyre. Karbohidratet do të pompojnë shumë energji në trup teksa ju përpiqeni të flini. Kjo i dërgon trurit mesazhe të përziera, që në fund rezultojnë në makthe./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga