web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E keni degraduar gjuhën shqipe”/ Ndjekësja nxjerr në pah “trendin” që po përdoret masivisht nga vipat shqiptarë

30 Dhjetor 2020, 11:09, Lifestyle CNA

Të shumtë janë personazhet e njohur publikë që në rrjetet e tyre sociale, mbishkrimet e fototve apo postimeve janë në gjuhë të huaj.

Ky është kthyer në një trend, pasi nëse shumica e vipave mendojnë që kanë shumë fansa të huaj, rezultati është shumë i thjeshtë për tu parë nga regaimet që marrin në rrjet.

Së fundi një foto e Fifit me një përshkrim në gjuhën angleze ka tërhqeur vëmendjen e një fanseje e cila e këshillon atë të shkruajë shqip.

Ndjekësja e ka përgjithësuar këtë duke futur në një “thes” të gjithë ata personazhe të njohur që përcjellin mesazhe në gjuhë të huaj.

?Mos po e harroni gjuhën shqipe, se jeni bërë amerikan, të gjitha postimet në anglisht, a thua se i keni të gjithë fansat nga Amerika. E keni degraduar gjuhën shqipe, më beso që më vjen turp prej jush në përgjithësi. Të merr malli të shohësh një postim në gjuhën tonë të bukur, nuk bëhesh më IN me gjuhë të huaj oj motër, merreni si këshillë jo si ofendim?, shkruan ndjekësja.

Në fakt ndjekësja mori një përgjigje shumë të vakët nga Fifi e cila anashkaloi mesazhin e saj duke u marrë me foton e profilit.

Por në listë nuk është vetëm Fifi, pjesa më e madhe e vipave shqiptarë, përdorin të njëjtin ?trend?, që sapo vjen e përdoret edhe më shumë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga