web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmeti i fuqishëm në Kroaci/ Reagon Meta: Pranë tyre me të gjitha kapacitetet e mundshme

29 Dhjetor 2020, 16:57, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta ka shprehur solidaritet me popullin e Kroacisë pas tërmetit të fuqishëm që ra sot.

Përmes një postimi në Facebok, Meta shkruan se Shqipëria si një partnere strategjike do t?i qëndrojë pranë Kroacisë me të gjitha kapacitetet e mundshme.

“I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre.

Pranë Krocisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë”, shkruan Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga