web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atletico Madridi zgjedh pasuesin e Diego Costës

29 Dhjetor 2020, 21:55, Sport CNA

Atletico Madridi e sheh sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik si zëvendësuesin ideal te Diego Costas. Costa ndërpreu kontratën me gjigantin spanjoll në mënyrë që të rikthehet në Amerikën Jugore për arsye personale.

Milik shihet si zgjedhja e parë, ndërsa sipas mediave të njohura spanjolle, si AS, Mundo Deportivo dhe Marca, ?Los Rijoblancos? kanë shtuar interesimin. Milik nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë edicion dhe refuzoi rinovimin, andaj është mbetur jashtë skuadrës dhe i hapur që të largohet në janar.

Kontrata i skadon në qershor, derisa pëlqehet edhe nga Roma dhe Juventusi. Napoli thuhet se kërkon 15 milionë euro për shërbimet e polakut.





Lajmet e fundit nga