web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në Kosovë/ Humbin jetën 8 persona në 24 orë

28 Dhjetor 2020, 14:16, Kosova & Bota CNA

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 8 persona. Gjithashtu bëhet me dije se janë regjistruar 181 raste të reja nga 1002 testime të kryera.

Numri total i rasteve pozitive është 50.801 raste nga 180.404 persona të dyshuar në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.317 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 407 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.969 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.515./CNA.al





Lajmet e fundit nga