web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Hap fals i Liverpool-it, WBA i surprizon në "Anfield"

27 Dhjetor 2020, 18:52, Sport CNA

Liverpool befasohet në fund nga West Brom dhe barazon 1-1 në shtëpi, në një ndeshje të dominuar. Gjithsesi në fund ?The Reds? morën vetëm një pikë dhe tashmë diferenca me Everton të vendit të dytë është vetëm tre pikë.

Djemtë e drejtuar nga Jurgen Klopp arritën ta zhbllokonin ndeshjen shumë shpejt, që në minutën e 12-të, kur Mane e dërgoi topin në rrjetë dhe bëri që Liverpool të festonte. Pavarësisht rasteve që patën më pas, kampionët në fuqi nuk ia dolën të ishin konkretë para portës.

West Brom, nisur edhe nga fakti që rezultati i mbante në kohë, herë pas herë kundërsulmonin dhe në fakt ishin të rrezikshëm. Përpjekjet dhe besimi i tyre u shpërblye në minutën e 82-të, kur mbrojtës Semi Ajayi e capo topin në rrjetë.

1-1 dhe Liverpool u hodh i tëri në sulm për të shënuar golin e fitores. Iu afrua shumë me Firmino, i cili me kokë për pak sa nuk shënoi. ËBA rezistoi dhe mori një pikë që u jep moral dhe shpresë për të mbijetuar në Premier League, pasi renditen të parafundit me 8 pikë në 15 ndeshje. /abcnews.al





Lajmet e fundit nga