web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë lë nam, i merren këmbët në zonë gjatë golit të barazimit

26 Dhjetor 2020, 19:55, Sport CNA

Përballja mes Leicester-it dhe Manchester United ka përfunduar në shifrat e barabarta 2-2. ?Djajtë e kuq? nuk kanë mundur të ruajnë avantazhin pas golave të shënuar dhe fajin e gjen te vetja, teksa një autogol dhe një gabim i Harry Maguire i japin barazimin ?dhelprave?. Në minutën e 30 të takimit, kur United ishte duke udhëhequr 0-1, Maguire nxjerr gafën e radhës nga repertori i tij.

Kapitenit të skuadrës angleze i merren këmbët në zonë dhe pasi rrëzohet spastron në vështirësi zonën, por kundërshtarët rrëmbejnë topin dhe më pas e dërgojnë në rrjetë me një gol mjaft të bukur nga distanca. Maguire kthehet në ?mbretin e gafave? nga java në javë, duke shtuar gjithnjë e më shumë kritikat e tifozëve në kurriz të tij, që nxiten edhe më tepër nga fakti se mbrojtësi britanik është më i shtrenjti në Premier League.

Stupid clearance from Harry Maguire, and that was very costly. So much for an expensive defender #LEIMUN pic.twitter.com/PEEwvhY4Dm

? ?????????????? (@Terrypedia) December 26, 2020





Lajmet e fundit nga