web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Viti i ri në kushte pandemie/ Zbardhen detaje, si do të jetë nata e ndërrimit të viteve në Tiranë

26 Dhjetor 2020, 13:54, Sociale CNA

Ky fundvit do të jetë ndryshe për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nata e ndërrimit të viteve do të kalohet në kushtet e një viti të pazakontë, ku vendi ndodhet në orë policore e cila nis prej 20:30 të mbrëmjes.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha për News 24 se festa këtë vit nuk do të jetë më e qendërzuar por do të shtrihet në 11 njësitë administrave të kryeqytetit, për ta sjellë atë në cdo lagje. Ai dha detaje se si do të pritet nata e ndërrimit të viteve në kryeqytet në kushtet e pandemisë.

?Të gjithë e kuptuam edhe vjet pas tërmetit. Na vjen një fatkeqësi po jeta vijon për hir të fëmijëve. Kemi bërë një propozim festa do shkojë te njerëzit. Do kemi 11 vende publike, ku do të kemi një spektakël fishekazjarresh. Cdo kush do ketë ndjesinë e festës, doe shijojë nga ballkoni i vet.? tha Veliaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga