Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Najada Selmani, një qytetare dhe gazetare në profesion është pjesë e elitës së Lëvizjes për Ndryshim.
Në një reagim për CNA.al, Selmani ka treguar arsyen pse iu bashkua kësaj Lëvizje, e cila drejtohet nga Jozefina Topalli, ku thekson se më tepër sesa një zgjedhje, ishte një zgjidhje për të ardhmen e vendit.
E ardhmja e fëmijëve të saj në Shqipëri ishte shtysa kryesore që iu bashkua Lëvizjes më të re, e cila synon ndryshimin rrënjësor të vendit.
?Bashkimi im në Lëvizjen për Ndryshim nuk është një zgjedhje më shumë sesa një zgjidhje! Them një zgjidhje pasi në këtë kohë që po jetojmë mendoj se njerëzit kanë nevojë për zgjidhje!
Lëvizja për Ndryshim erdhi si zgjidhja në momentin e duhur. Unë jam nënë e dy fëmijëve dhe nga dita në ditë shoh që mundësitë për tu siguruar atyre një të ardhme të konsoliduar po treten! Situata ekonomike dhe politike në vend është dramatike! Vendi po zbrazet përditë, nga papunësia dhe varfëria.
Ndaj si një qytetare e këtij vendi dhe si nënë që detyrim kryesor kam edukimin dhe rritjen e sigurt për fëmijët e mi, gjeta vetveten tek Lëvizja për Ndryshim! I thash vetes dakord, le të ndryshojnë kartat! Le të provojmë të ndryshojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, të vendit tonë?, tha Selmani për CNA.al.
E kur na ndajnë vetëm 4 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamnetare të 25 prillit 2021, Najada Selmani ka treguar arsyen e fortë pse qytetarët duhet të votojnë Lëvizjen për Ndryshim.
Duke bërë një analizë të gjithë sistemit në vend, duke nisur që nga ai shëndetësor, arsimor e deri tek rendi dhe siguria, Selmani u bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill të votojnë një alternativë më të mirë, duke lënë mënjanë bindjet politike dhe duke parë interesat e tyre.
?Lëvizja vjen si një reagim i brendshëm dhe i detyrueshëm moral (ashtu si e kam përjetuar unë)! Vjen si një kundërpërgjigje e gjithë sistemit të korruptuar politik dhe qeveritar! Është reagimi i shumë qytetarëve patriot, të cilët ende ushqejnë dashuri dhe shpresa për këtë vend! Qëllimi i Lëvizjes që na ka bashkuar që në fillim është Ndryshimi. Ndryshimi në çdo aspekt i realitetit në Shqiperi!
Gjithsecili prej nesh e ndien në palc kolapsin që po kalon vendi! Ekonomia në zero, arsimi ka nevojë për reforma ekstreme, shëndetësia është në krizë, rendi dhe siguria më të inkriminuara se kurrë! Të gjithë këta faktor bashkë kanë nxitur zbrazjen e vendit në shifra alarmante! Pikërisht krijimi i kushteve dhe terrenit komod politik, ekonomik, arsimor dhe shëndetësor përbëjnë qëllimin e Lëvizjes për Ndryshim.
Shqiptarët duhet të votojnë një alternativë tjetër përpos Qeverisë që po i vjedh nga dita në ditë dhe opozitës që s’bën zë për të mbrojtur interesat e qytetarëve! Shqiptarët duhet të votojnë përtej bindjeve politike, sa më pranë interesit të tyre. Ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm për forcën e madhe që kanë në duar, për votën! Vota është e shenjtë është pushteti i tyre absolut që duhet ta përdorin në favor të tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe vendit?, tha Selmani.
Bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim komentoi edhe akuzat e kampit opozitar, të cilët shprehen se partitë e reja janë krijuar si patericë e kryeministrit Edi Rama.
Për këtë, Selmani u shpreh se qytetarët e kanë fare të qartë se ku është mbështetur pushteti i korruptuar, duke shtuar se në 8 vite opozita nuk ka arritur dot të rrëzojë qeverisë as kur dogji mandatet dhe as kur bojkotoj zgjedhjet vendore, duke lënë qytetarët opozitar pa përfaqësim.
?Opozita pretendohet që është mbrojtësja e demokracisë dhe si e tillë edhe duhet të sillet! Demokracia në Shqipëri përkthehet me pluralizëm, me alternativë ndryshe! Ndaj dhe opozita duhet ta shohi më me kujdes qasjen e saj ndaj çdo force të re politike që krijohet, aq më tepër kur koha e kërkon me patjeter një përfaqesi ndryshe!
Tjetra mbi patericat e kryeministrit, në këto 8 vite shqiptarët e kanë të qartë fare mirë se ku është mbështetur pushteti i korruptuar qeveritar! Në këto 8 vite, kryefjala e shqiptarëve të thjeshtë si përgjigje ndaj korrupsionit të paprecedent qeveritar ka qenë: Si nuk doli një bir nëne t’i rrëzoj?
Këtë në fakt opozita nuk e bëri kurrë! Nuk e bëri as me marrëveshjet tetë a tetë me Kryeministrin, as me braktisjen e mandateve të deputetëve dhe as me braktisjen e zgjedhjeve vendore?, tha Selmani për CNA.al.
Bashkëthemeluesja e Lëvizjes deklaron se gjendja në të cilën ndodhet vendi është rezultat i marëveshjer Rama-Basha në vitin 2017, duke mos e përjashtuar një koalicion mes tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit.
?Gjendja në të cilën ndodhet vendi është rezultat i një koalicioni dhe marrëveshjeje të gjatë politike, e cila ka synuar qëllimisht rrënimin e shqiptarëve ekonomikisht për t’i nënshtruar dhe qeverisur nje grup politikanësh antiatdhetar që në thelb të tyre kanë vetëm intetesat e veta ekonomike lidhur me korrupsionin dhe oligarkët! Nuk më duket aspak e re ideja e një koalicioni Rama-Basha, por më vjen si një vazhdim i kësaj që po jetojmë?, tha ajo.
Selmani ka shtuar më tej se anëtarët e Lëvizjes për Ndryshim i ka bashkuar dashuria për vendin dhe sipas saj ky është edhe kushti kryesor që duhet të plotësojë çdo i ri që dëshiron të jetë pjesë e saj.
?Sipas meje kriteri kryesor që duhet të ketë një i ri për t?iu bashkuar Lëvizjes duhet të jetë atdhedashuria pa kushte! Ne nuk kemi as ç?të japim matrialisht as ç?të marrim! Gjithçka që ofrojmë është bashkimi për të ndryshuar realitetin e dhimbsur në vend!
Është e vërtetë që shumë të rinj të mirëarsimuar brenda dhe jashtë vendit janë bërë pjesë e Lëvizjes dhe kjo është për t’u krenuar, por të gjithëve na bashkon dashuria që kemi për Shqipërinë?, tha Selmani për CNA.al.
Bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim ka edhe një mesazh për qytetarët, duke u kujtuar atyre që të mos e shesin votën nga varfëria , por të mendojnë ndryshe për të një të ardhme më të mirë.
?Gjithnjë jam ushqyer me dashuri për vendim tim që në vegjëli. Të duash vendin tënd të ndihmon t?i duash edhe vendasit e tu! Le ta duam më shumë këtë vend, të marrim në dorë fatet e tij! Të mos e shesim votën nga varfëria sot dhe të zgjohemi më të varfër nesër! Vota është e shenjtë, le t?i japim vlerë as mos ta shesim, as mos ta blejmë. Këto 30 vite kemi tjetërsuar çdo parim dhe vlerë! Le të mendojmë ndryshe, të votojmë Ndryshe?, tha bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim Najada Selmani për CNA.al.
Në një kohë kur na ndajnë vetëm katër muaj nga zgjedhjet e 2...
Pas muajsh negociatash të vështira, Britania e Madhe dhe BE ...
Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, dje u shfaq kryemi...
Ashtu si çdo fundivit, edhe këtë vit stafi i Top Channel ka ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënien e tij 20 vje...
Kryeministri Edi Rama ka folur për vilën e tij në Surrel, ku...
Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e sotme për dikt...
Kur e gjithë Shqipëria ndodhet nën karantinë, pasi ka kaluar...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ish-kryeministrin Sali B...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Lulzim Bashën si një pol...
Presidenti Ilir Meta u pyet se pse nuk ka qenë ende për ngu...
Kryeministri Edi Rama folur mbrëmjen e sotme për akuzat e ng...
Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer gjatë një interviste në emi...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e sotme raportet...
Presidenti Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në Syri ...
Presidenti Meta bëri një deklaratë të fortë në Syrit Tv, ku ...
“Një Gjykatë Kushtetuese që njeh zgjedhjet e 30 qershorit do...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për raportet...
Presidenti Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në Syri ...
Kryeministri Edi Rama, shpesherë është kritikaur se vizaton ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...