web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë janë këto pyetje pa kuptim!/ Meta injoron Çim Pekën

24 Dhjetor 2020, 21:22, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në Syri Tv, ku po flet për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Por duket se Presidentit nuk i kanë pëlqyer disa nga pyetjet e moderatorit Çim Peka, të cilin e injoroi pa problem, duke ja thënë në sy se bën pyetje pa kuptim.

Peka e pyeti Presidentin nëse Gjykata Kushtetuese legjitimon zgjedhjet e 30 qershorit, a do dekretojë ai zgjedhje në ato 4-5 bashki pa kryetar?

Por Meta iu përgjigj shkurt: Këto janë pyetje pa asnjë kuptim, kalojmë tek pyetja tjetër”,duke e detyruar këtë të fundit të kalojë në reklama./CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga