Marrëveshja BE - Britani e Madhe/ Çfarë do të ndodhë tani
Pas muajsh negociatash të vështira, Britania e Madhe dhe BE ...
Në një kohë kur na ndajnë vetëm katër muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për mënyrën sesi do të hyjnë në zgjedhje.
Në një intervistë për CNA.al, Mediu u shpreh se nevoja për të larguar këtë regjim të korruptuar është që të ketë një koalicion të gjerë opozitar. Sipas tij, Partia Demokratike e ka më shumë se kushdo tjetër nevojën e koalicionit. Koalicioni duhet të garantojë optimizimin e votave dhe kthimin e tyre në mandate.
Lidhur me ndryshimet në qeveri pas vrasjes së Klodian Rashës, Mediu tha se asnjë largim minsitri nuk sjell ndryshim sepse në këtë vend Kryeminister, Ministër, Drejtor Policie, Polic është vetë Rama.
Mes te tjerash Mediu theksons e Rama ëshët i gatshëm të bëjë gjithçka për pushtet dhe sipas tij opozita duhet ta mësojë mirë këtë fakt.
Zoti Mediu, na ndajnë vetëm 4 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. A keni menduar një mënyrë se si do të hyni në këto zgjedhje, në koalicion me Lulzim Bashën apo më vete? Sepse mendoj se ka ardhur koha që ju të keni dalë me një vendim konkret sepse zgjedhjet po afrojnë.
Nevoja për të larguar këtë regjim të korruptuar është që të ketë një koalicion të gjerë opozitar që bashkohet: Se pari në një kontratë qeverisëse në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptareve. Së dyti: Në një koalicion qeverisës me njerëz të aftë brenda dhe jashtë Shqipërisë që të djathtës nuk i mungojnë, duke tejkaluar thjesht idenë e pushtetit dhe duke vendosur në plan të pare ndërtimin e shtetit. Se treti: Partia Demokratike e ka më shumë se kushdo tjetër nevojën e koalicionit. Koalicioni duhet të garantojë optimizimin e votave dhe kthimin e tyre në mandate. Çdo votë që i hiqet opozitës duke mos u kthyer në mandat kalon dyfish në favor të Edi Ramës. Prandaj ai bëri ndryshimet kushtetuese dhe kodit për këtë qëllim. Çdo ditë që kalon është në dëm të Shqipërisë dhe opozitës.
-Vendi po përballet me një sërë zhvillimesh të forta, ku pas vrasjes së 25 vjeçarit nga efektivi i policisë u pasuan disa protesta të dhunshme dhe dorëheqja e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm. A keni një koment për këtë?
Qartësisht Rama është vendosur kundër shqiptarëve dhe Europës. Ai ka vetëm një qëllim kontrollin e pushtetit dhe ekonomisë . Ne jetojmë në kushtet e një regjimi të korruptuar tiranik i cili dhunën mbi qytetarët, Kushtetutën liritë dhe të drejtat e shqiptarëve e ka një instrument mbijetese dhe padyshim që duke vepruar dhunshëm kundër qytetarëve ka krijuar bindjen të struktura të politizuara dhe inkriminuara në shtet dhe polici që jeta e njerëzve dhe ligji nuk ka vlerë. Asnjë largim Minsitri nuk sjell ndryshim për gjykimin tim sepse në këtë vend Kryeminister, Ministër, Drejtor Policie, Polic është vetë Rama.
-Çfarë prisni nga 2021?
Së pari uroj që të dalim nga pandemia e COVID-19 dhe me zgjedhjet e 25 Prillit të kthehemi në rrugën Europiane duke i dhënë fund pandemisë së krimit, korrupsionit dhe varfërisë të krijuar nga ky regjim. Së dyti shpresoj dhe besoj që gjithë opozita të kuptojë se ne duhet të bashkojmë shqiptarët në qellime të drejta, njerëz që nuk rendin drejt pushtetit, por qeverisin në shërbim të një shteti Europian për shqiptarët. Shpresoj që 25 Prilli të jetë fitorja e shqiptarëve dhe jo thjesht largimit të Edi Ramës.
– Nga ana tjetër ju keni zhvilluar takime me qytetarët, pavarësisht aktit normativ që ndalon tubimet. Përse qytetarët duhet t’i besojnë votën PR në 25 prill dhe përse jeni kundër ndalimit të aktiviteteve publike?
Partia Republikane është Parti e djathtë besoj korrekte në krah të demokrateve Republikaneve dhe shqiptarëve pa bërë asnjëherë pazar me idetë e saj dhe qeverisjen. Së dyti idetë e Partisë Republikane jane idetë e ndërtimit të shtetit të së drejtës që i shërbejnë qytetarëve dhe jo pushtetit: është Parti që ka mbrojtur liritë e të drejtat e shqiptarëve, të drejtëb e pronës, është me mbeshtetje të biznesit si promotor i zhvillimit ekonomik. Ka besuar dhe punuar për Integrimin Europian ashtu siç besoj dhe punoj duke qenë një faktor domethënës në qeverisjen 2005-2009 për anëtarësimin e Shqipërisë me NATO-n.
Akti normativ është antikushtetues sepse shkel barazinë e qytetarëve përballë ligjit dhe Barazitë politike. I jep të drejtë kryeministrit dhe cdo qeveritari të bëj ç?të dojë kundëe rregullave të Covid dhe e trajton qytetarin si qenie inferirore. Shkel barazine politke dhe tenton që ta mbyll opozitën, ndërsa qeveria në nivel qendror dhe lokal të bëjë si të dojë. Mjafton të kujtoj letrën e zv.Minsitres së Shëndetësisë që thotë se parlamenti mund të mblidhet kur të dojë, mesa veta të doje dhe ku të dojë. Covidi nuk është ndryshe për qeverinë e ndryshe për opoziten, nuk është ndryshe për pushtetarin e ndryshe për qytetarin. Rama do perpiqet të kushtëzojë fushatën virtuale e cila është shaktërruese për demokracinë dhe për shqiptarët. Rama kerkon te kultivoje bindjen se vetëm të jesh gjalle ka vlerë, të kultivojë frikën që shqiptarët mos të votojne apo të përfshihen me platforma votimi të kontrolluara prej tij. Opozita nëse s?ka mësuar se cben Rama per pushtet nuk ka për ta mësuar kurrë, dhe do vuajë pandeminë e një regjimi të korruptuar dhe shkatërrues.
-A keni diçka të fundit për të shtuar ose një mesazh për qytetarët?
Qytetarëve ju uroj Gëzuar Festat dhe një vit të mbarë. Detyra e parë qytetare është të mbrosh liritë dhe të drejtat e tu që t?i ka fal Zoti dhe që ja ka rrëmbyer pushteti. Pjesëmarrja në politikë dhe angazhimi për të ndërtuar një shtet që buron nga vota e qytetarëve, qeveris me qytetarët dhe për qytetarët, është zgjidhja e vetme./CNA.al
Pas muajsh negociatash të vështira, Britania e Madhe dhe BE ...
Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, dje u shfaq kryemi...
Ashtu si çdo fundivit, edhe këtë vit stafi i Top Channel ka ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënien e tij 20 vje...
Kryeministri Edi Rama ka folur për vilën e tij në Surrel, ku...
Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e sotme për dikt...
Kur e gjithë Shqipëria ndodhet nën karantinë, pasi ka kaluar...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ish-kryeministrin Sali B...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Lulzim Bashën si një pol...
Presidenti Ilir Meta u pyet se pse nuk ka qenë ende për ngu...
Kryeministri Edi Rama folur mbrëmjen e sotme për akuzat e ng...
Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer gjatë një interviste në emi...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e sotme raportet...
Presidenti Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në Syri ...
Presidenti Meta bëri një deklaratë të fortë në Syrit Tv, ku ...
“Një Gjykatë Kushtetuese që njeh zgjedhjet e 30 qershorit do...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për raportet...
Presidenti Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në Syri ...
Kryeministri Edi Rama, shpesherë është kritikaur se vizaton ...
Presidenti Ilir Meta është i ftuar sonte në Syri tv, ku u sh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...