web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Skandali/ Shqipëria në karantinë, lokali i Ben Blushit në Korçë bën gjëmën

24 Dhjetor 2020, 21:45, Politikë CNA

Kur e gjithë Shqipëria ndodhet nën karantinë, pasi ka kaluar ora 20:30 dhe po afron mesnata, gjithçka nën kontrollin e forcave policore, në Shqipëri ka biznese që punojnë fshehur duke rrezikuar jetën e njerëzve.

Lokali në pronësi të vajzës së Ben Blushit, Natali Blushi në Korçë edhe pse i gjithë qyteti është mbyllur brenda, vazhdon punën pa asnjë shqetësim.

Ndërkohë që nuk u lejuan të hapen as kishat për tu mbajtur mesha, një ambjent me një sipërfaqe me rreth 140 metra katrorë, me rreth 20-250 vetë brenda, ku njerëzit janë grumbull me njëri-tjetrin, po vazhdon të festojë Krishtlindjet me muzikë.

Por krahas kësaj, policia ndodhet nëpër rrugët e qytetit dhe ruan rrugët, duke lënë të punojë e qetë Pub Republikën në pronësi të vajzës së Ben Blushit, që ia ka dhuruar babai dhuratë në vitin 2015, një ambjent që kushton të paktën 500 milionë lekë, por Ben Blushi e ka poseduar për vetëm 30 milionë euro dhe duket që po kthehet në një bombë shëndetësore, pasi brenda ndodhen qindra persona.

Pub Republika, vazhdon punën si të mos ndodhte asgjë. Shqipëria në shtet rrethim por për Ben Blushin dhe bizneset e tij puna vazhdon.

Në kulmin e pandemisë vetëm Ben Blushi vazhdon punën i qetë, ndërkohë që policia rri dhe bën sehir.

Nga ana tjetër, këtë gjë e ka denoncuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tregon qartazi se Ben Blushi që dikur shante Edi Ramën, tani po favorizohet duke u lënë i qetë, ndonëse biznesi i tij po kthehet si një bombë për përhapjen e koronavirusit.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, ish-kryeministri shkruan: “Lokali tele Blushit ne Korce, pub Republika nje bombe shendetesore. Policia ben sehir, nuk e prekim se ?eshte i yni?! sb

Doktor, live nga Pub Republika ne Korce e Ben Blushit. Te tera lokalet mbyllur per shkak te pandemise, vetem pubi i Blushit punon. Mbi 200 veta brenda ne ambient te mbyllur. Bombe shendetesore. Policia ben sehir, merret me fakiret. Kur e gjithe Shqiperia ndodhet nen karantine dhe kontrrollin e forcave policore, ne Shqiperi ka biznese qe punojne fshehur duke rrezikuar jeten e njerzve.”./ CNA.al

Skandalet e Ben Blushit/ Natalia është e pafajshme! Babanë askush nuk e zgjedh dot!

Ben Blushi justifikon falsifikimin/ Katër faktet që e nxjerrin zbuluar dhe Natalia e pafajshme

Kush është Natali Blushi, vajza e Benit me pasuri 500 milionëshe vetëm 20 vjeçe

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Prona 500 milionëshe/ Kush është noterja që falsifikoi firmën e vajzës së Ben Blushit?!





Lajmet e fundit nga