web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ibrahimovic entuziasmon Milanin: Duhet të ëndërrojmë për titullin

24 Dhjetor 2020, 13:56, Sport CNA

Edhe pse i dëmtuar Zlatan Ibrahimoviç është ende lideri i frymës së skuadrës së Milanit që e mbylli vitin 2020 pa asnjë humbje që nga periudha post karantinë. Gjiganti suedez është intervistuar nga editoriali ?7? tek e përditshmja italiane ?Corriere della Sera?, ku është pyetur për Milanin dhe titullin kampion:

Bukur të luash me këtë Milan ? ?Po, midis djemve të rinj po. Një fushë, dy porta dhe të shohim kush shënon më shumë, pa diferencime sociale, kulturore apo edhe gjeografike.?

I lumtur si më parë ? ?Jam i lumtur, gjithashtu duhet të bëjmë të lumtur dhe njerëzit.?

Stadiumet bosh ? ?Vuajmë shumë, por ne duhet të japim një mesazh pozitiv dhe besimi.?

Ku mund të arrijë ky Milan ? ?Duhet të nisim mirë edhe vitin 2021. Më pas të shohim ndeshje pas ndeshje. Duhet të kemi ?uri? çdo ditë, gjithmonë në çdo moment. Çdo gjë e kryer deri më tani nuk na intereson, çdo herë duhet të tregoj se kush jam.?

Titulli kampion ? ?Skuadra duhet të ketë kurajë që të ëndërrojë. Dhe unë them se mundet dhe duhet bërë akoma e më shumë.?

E ardhmja ? ?Do të vazhdoj deri atëherë kur do të mund të bëj atë që po bëj aktualisht.?

Koronavirusi ? ?Është diçka që ka prekur të gjithë botën. Është një tragjedi. Një dhimbje koke jo të dhimbshme por e bezdisshme dhe më pas humba shijen. Isha çdo ditë në shtëpi, i nxehur pasi nuk mundja dot të dilja dhe të stërvitesha mirë.?

Milani ? ?Ndihem shumë mirë si në shtëpinë time. Janë ditë të kënaqshme, këtu funksionon në perfeksion.?

Milani përgjithmonë ? ?Vazhdoj të them se ndihem mirë, por do të shohim. Jeta vazhdon përpara dhe nuk i dihet se çfarë ndodh. Nuk e kam këtë ego gjigante që të them se do të vendos vetëm unë. Familja ime është mbi gjithçka.?

Champions ? ?Kush nuk do t?a pëlqente.?





Lajmet e fundit nga