web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Politika nuk i bindet ultimatumit të ndërkombëtarëve/ 2020 mbyllet pa finalizimin e Gjykatës Kushtetuese

23 Dhjetor 2020, 13:21, Aktualitet CNA

Kuvendi ka mbyllur sot sesionin parlamementar. Ka qenë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ai i cili ka deklaruar se seanca e radhës do të mbahet në 18 janar 2021.

Në këtë mënyrë palët politike në vend nuk arritën dot që të gjenin një kompromis për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, që ishte dhe një nga kërkesat e vazhdueshme të ambasadores Yuri Kim dhe Luigji Sorecës, por edhe një kusht për ecurinë e mëtejshme të integrimit europian të vendit.

Pra, pavarësish ultimatumit të përsëritur nga ambasadorja e SHBA dhe ambasadori i BE, palët nuk i janë bindur këtij ultimatumi.

Gjatë ditës së sotme KED i nisi Presidentit dy emra për anëtarin e gjashtë të Kushtetueses, por edhe në rast se Meta zgjedh njërin prej tyre, sa kohë që Kuvendi është pushim ai nuk do të miratohet dot brenda këtij viti.

Po ashtu, edhe pse me 6 anëtarë në dukje funksionale, Gjykata Kushtetuese mbahet pezull sa kohë që nuk është krijuar ajo e Lartë, që sipas Kushtetutës ka të drejtën e përzgjedhjes së tre prej anëtarëve, për ta çuar numrin e përgjithshëm në 9.

Në seancën e fundit për këtë vit, Kuvendi miratoi me 100 vota pro në krye të ILDKPI Evgjeni Basharin, duke zëvendësuar në këtë post Shkëlqim Ganajn, të cilit i përfundoi mandati./CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga