Shpërblimi i qeverisë për pensionistët/ PD: Qesharake, në 7 vjet Rama ka sjellë vetëm dështim
Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike Dorian Telhiti e...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka deklaruar se këto ditë Bashkia e Tiranës do të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm duke u orientuar tek interesat klienteliste të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe jo tek interesi i qytetarëve.
Sipas Tabakur, buxheti që Veliaj pritet të miratojë këto ditë nuk merr në konsideratë asnjë ndihmë për bizneset e vogla. Mes të tjerash, ish deputetja demokrate theksoi se Tirana është kthyer në një qytet që është vështirë se mund të jetohet.
?? Qyteti do të vazhdojë të jetë nën pushtetin e betonit.
? Trafiku do të vazhdojë të jetë i rënduar.
? Bizneset do të vazhdojnë të mbyten me taksa të larta.
? Parkimet do të vazhdojnë të zhduken dhe qytetarët do të vazhdojnë të gjobiten për parkime nga Erion Veliaj.
? Prindërit do të vazhdojnë të shpenzojmë më shumë lekë dhe kohë për të çuar fëmijët nëpër qendra tregtare për të luajtur ose në kampe private, sepse oborret dhe lulishtet janë zhdukur nga betoni.
? Smogu dhe ndotja e ajrit do të vazhdojë të mbizotërojë në kryeqytetin gjithmonë e më pabanueshëm.
? Taksat tona të pastrimit do të vazhdojnë të shkojnë për llogari të inceneratorit fantazëm të Tiranës.
? Uji i pijshëm do të vazhdojë të mungojë në çezmat tona.
Buxheti 2021 i Bashkisë së Tiranës nuk zgjidh asnjë nga këto probleme të përditshmërisë së qytetarëve. Nuk krijon vende pune përmes investimeve, por rrit numrin e punësuarve partiakë në administratën e bashkisë, që paguhen me taksat e qytetarëve të Tiranës.
Buxheti që Erion Veliaj pritet të miratojë këto ditë nuk merr në konsideratë asnjë ndihmë për bizneset e vogla, megjithëse shumica e bizneseve të goditura nga pandemia janë në Tiranë.
60 biznese mbyllen në ditë. Papunësia është rritur me 100 mijë të papunë, por për të zbutur këtë krizë të thellë Erion Veliaj nuk ka marrë asnjë masë në buxhet.
Në të kundërtën e ndihmës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka parashikuar të shtrydhë edhe më tej bizneset dhe qytetarët, të cilët do të paguajnë më shumë se këtë vit rreth 21 milionë euro taksë mbi ndërtesën.
Të gjithë do të paguajmë më shumë edhe për pastrimin e qytetit. Janë 17 milionë euro më shumë për taksën e pastrimit, por këto nuk do të shkojnë që të kemi një qytet më të pastër jo vetëm në qendrën e tij. Erion Veliaj do t?i çojë paratë në llogarinë e incineratorit të Tiranës.
Tirana nuk është më vetëm vendi me ndotjen më të madhe, vendi me mungesën më të madhe të gjelbërimit, por vendi që i gënjen qytetarët se tarifat e parkimit janë në shërbim të ekosistemit. Qytetarët do të paguajnë më shumë se 4 milionë euro për parkim, ndërkohë që nuk kanë as shërbimet kryesore dhe asnjë masë ekologjike për qytetin.
Tirana që ne kemi njohur, qyteti në të cilin jemi rritur shumë prej nesh po zhduket dita ditës. Ky qytet nuk ka më parqe por edhe qendra e saj po mbushet kulla të gjata betoni aq sa për vitin e ardhshëm bashkia pret që të grumbullojë 1/3 e të ardhurave të saj nga ndërtimet.
Sot, kryebetonieri Veliaj po shkatërron çdo objekt historik të vendit. Siç e shihni, pas kullës së Sahatit dhe vetëm pak metra pas zyrës së Veliajt po ndërtohet një mamuth betoni.
Kulla të ngjashme do të shkatërrojnë Tiranën dhe këto kulla janë investimi i vetëm i kryebetonierit Veliaj.
Tirana e shekullit të 21, e drejtuar nga kryebetonieri që do të marr borxh në kurriz të shqiptarëve mbi 30 mln euro për të ndërtuar kullën në vendin ku ishte Teatri, as me këtë buxhet nuk do të mbajë premtimin për 24 orë ujë të pijshëm.
Tirana do të vazhdojë të jetë si në mesjetë, pa ujë të pijshëm 24 orë, megjithëse në këto 5 vjet, Erion Veliaj ka rritur çmimin e ujit, duke e bërë atë ndër më të shtrenjtët në vend.
Tirana është kthyer në një qytet që është vështirë se mund të jetohet. Nga njëra anë është kryebashkiaku që thyen rekord me lejet e ndërtimit, betonizimin dhe taksat e larta, nga ana tjetër janë qytetarët që po paguajnë shtrenjtë një kryebashkiak dhe kryeministër që dinë vetëm të gënjejnë dhe të shohin interesin e tyre personal.
Boll më! Qytetarët nuk durojnë dot më propagandën e kreut të qeverisë dhe kopjes së tij në bashki. Është koha për të bërë ndryshimin që presin të gjithë?, u shpreh Tabaku./CNA.al
Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike Dorian Telhiti e...
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka deklaruar se emigra...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me raportin ...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se mesazhet e Vj...
Kreu i Partisë Republikane ka zhvilluar një takim me struktu...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë me një thirje...
Nga një sondazh i bërë së fundmi ka rezultuar se qytetarët n...
Sondazhet e mediave kanë treguar se qytetarët nuk kanë më be...
Avokati Altin Goxhaj, ka folur mbrëmjen e sotme për sjelljen...
Paratë e qytetarëve të Tiranës të destinuara për rroga dhe l...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi situatën në...
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 kanë vendosur në u...
Ndërron jetë si pasojë e koronavirusit, ish-deputeti i PD-së...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim...
Ministri i Brendshëm i sapo emëruar Bledi Çuçi, ka zhvilluar...
Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, bizneset dhe sipërmarrj...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka dalë me një ...
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas shoqë...
Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin ‘Mjeshtri i Mad...
Partitë politike kanë filluar fushatën e tyre, PD kryesisht ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...