web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas dy vizitave të Ramës/ Çuçi shkon në familjen e Klodian Rashës

20 Dhjetor 2020, 11:57, Politikë CNA

Ministri i Brendshëm i sapo emëruar Bledi Çuçi, ka zhvilluar sot një vizitë në familjen e të ndjerit Klodian Rasha që u vra pak ditë më parë nga një efektiv policie.

I shoqëruar nga kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Muhamet Rrumbullaku, Çuçi është takuar me familjarët e Klodian Rashës, dhe vizita e tij ka zgjatur rreth 10 minuta.

Kujtojmë se më herët kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dy vizita në familjen Rasha dhe gjithashtu ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas dorëheqjes nga detyra e tij./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga