web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk po hyjmë në zgjedhjet e radhës, por në betejë kundër monizmit”/ Manjani thirrje të fortë opozitës

20 Dhjetor 2020, 20:23, Politikë CNA

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë me një thirje të fortë drejtuar opozitës sa i takon koalicioneve parazgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetin social, Manjani deklaroi se opozita duhet të hyjë në zgjedhje me një listë të përbashkët, pasi sipas tij në 25 prill nuk janë zgjedhjet e radhës por beteja kundër një regjimi.

?Kjo është ekzakt lëvizja e duhur e një opozite ku ka përballë një të fortë.

Kjo është shefja e opozitës Hungareze. Orbani që qeveris pa skrupuj, shpesh edhe kundër BE, i diktoi opozitës një ligj zgjedhor që i ndalonte të bënin koalicion parazgjedhor. Njësoj si Ed Rama.

Por, ja përgjigja e opozitës Hungareze: Të gjithë në një listë kundër të keqes!

Fiks kjo i kërkohet edhe opozitës sonë. Jo një front me lista më vete. JO! NJË FRONT NJË LISTË!

Kjo i jep fund përçarjes vrastare! Kjo i mbyll të gjitha hamendjet e supozimet.

Nuk po hyjmë në zgjedhjet e radhës, por në një betejë të madhe me një rregjim që po instalohet keq! Ndaj, merrni shembull e mblidhni mendjen, të dashur opozitarë! Ska rrugë tjetër. Vetëm një listë kundër të keqes. Kundër monizmit që po bëhet përditë e më i egër”, shkruan Manjani./CNA.al





Lajmet e fundit nga