web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BE përcakton çmimin për një dozë të vaksinës anti-Covid/ Ja sa do të paguajnë evropianët

21 Dhjetor 2020, 12:42, Kosova & Bota CNA

Bashkimi Evropian do të blejë vaksinën e Pfizer-BioNTech me një çmim prej 15.50 euro.

Ky është çmimi i negociuar për 300 milionë doza, ndërsa në SHBA vaksina u shti 19.50 dollarë për 100 milionë doza të para.

Sipas informacioneve për mediat, rregullatori i ilaçeve të BE-së pritet të vendosë të hënën për miratimin e vaksinës Pfizer.

Sekretarja e shtetit belg për buxhetin Eva De Bleeker, publikoi në rrjetet sociale një listë me çmimet që Belgjika do të paguante kompanitë farmaceutike për vaksinat e tyre të koronavirusit. Por postimin e fshiu menjëherë pas publikimit dhe njerëzit menduan se ai do të ishte çmimi i vendosur nga BE-ja./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga