Rastet me Covid/ Berisha zbulon urdhrin që Rama i ka dhënë ish kunatës
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje për mediat...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një bashkëbisedim me të rinjtë finalistë të Debatit Kombëtar të organizuar nga EDYN, Rrjeti i të Rinjve Europianë për Demokraci.
Gjatë bisedës, theksi kryesor u vu tek rinia që sipas Bashës është motorri kyesor i ndryshimit, që sot më shumë se kurrë kërkon shoqëria shqiptare.
“Fytyra e ndryshimit në Shqipëri ka qenë gjithmonë fytyra e rinisë. Dhe sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim. Ndryshimi është një nevojë e brendshme e çdokujt, sot më shumë se kurrë, te djathtë dhe të majtë, demokratë dhe socialistë, e të gjithë të tjerët. Por ndryshimi nuk është abstrakt. Ka një domethënie për këdo. Ka domethënie të dhimbshme për ato familje që nuk sigurojnë dot ushqimin e përditshëm sot, apo nuk blejnë dot ilaçet për COVID-in. Ka një domethënie për ata si ju, që preokupoheni jo vetëm për të sotmen, po akoma më shumë për të nesërmen. Dhe me shumë kënaqësi dëgjova që disa prej temave që keni prekur, kanë të bëjnë pikërisht me mënyrën se si duhet të vijë ky ndryshim. Ndaj, është shumë e rëndësishme që brezi i ri të trajnohet, të dëgjojë edhe përmes përfaqësuesve të spikatur siç jeni ju, dhe të bëjë të vetën sensin e përgjegjësisë individuale dhe të përbashkët për familjet tona dhe për shoqërinë tonë”, – u shpreh Basha.
Studentët finalistë të debatit sollën disa argumenta mbi çështjet kryesore që janë sot shqetësimi i rinisë dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Ata i treguan kreut të PD edhe çështjet e debatuara, ku një pikat më me interes ishte ajo e punësimit të të rinjve.
“Unë mendoj që për pjesën e studentëve ekselentë që janë pjesë elitare po themi kanë investuar, kanë prioritetet e tyre. Të krijohen pak më shumë hapësira, sidomos tek pjesa e praktikave, sepse tashmë universitetet janë bërë shumë teorike e mekanike dhe vazhdojnë e vënë theksin tek kjo pjesa. Unë mendoj që akoma më shumë duhet vënë theksi tek praktika. Kjo është dhe një ndër arsyet pse studentët vazhdojnë e studiojnë jashtë vendit. Ne shohim që studentët që janë jashtë vendit marrin medalje ari, studentët shqiptarë që këtu në Shqipëri mund të kenë qenë me nota të ulta por atje marrin medalje ari. Shkëlqejnë dhe i gjen nëpër media e portale të ndryshme, normalisht ngelemi shumë të kënaqur nga kjo pjesë. Ndërsa këtu në Shqipëri, gjithë kjo ngarkesë e gjithë kjo pjesa që e vë theksin teori, teori, teori ngarkon shumë trurin, krijon atë stresin edhe jo nuk mundem, do iki pastaj thua. Po jo ne duhet të qëndrojmë këtu”, – u shpreh njëra prej studenteve.
Kreu i opozitës teksa dëgjoi shqetësimet e të rinjve, u tregoi atyre planin e qeverisjes së ardhshme, veçanërisht pjesën për rininë.
“Në planin tonë, mundësitë e Shqipërisë janë që çdo vit 10 mijë më të mirët të përfitojnë një stazh 1 vjeçar me një pagesë prej 300 mijë lekë të vjetra në muaj, për të bërë urën nga bankat e shkollës tek tregu i punës. Prioritet absolut në programin e Arsimit të lartë, është kthimi i arsimit të lartë në një platformë të lançimit të rinisë në tregun e punës. Sigurisht, për këtë duhet të ketë treg pune. Prandaj, prioriteti kryesor është ekonomia, është hapja e vendeve të punës. Nuk mund vetëm të flasim, duhet të veprojmë. Qeveria nuk vepron ndryshe përveçse me buxhet, me politika me vizion, me politika me vendimmarrje fiskale dhe financiare, sa i përket praktikës në tërësi. Në Europë çelësi i suksesit të rinisë është që pothuajse gjysmat e fondeve i harxhon për praktikë dhe kjo është pjesë e Reformës së Arsimit, nuk është thjesht anullimi i ligjit të arsimit të lartë apo financimi i tarifave bachelor dhe master. Edhe kjo është plotësisht e mundur. Për të gjitha familjet me të ardhurat nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj mund të financohet 100%, subvencionohet 100% tarifa, pra që mos paguajë tarifë as për bachelor as për master”, – iu tha Basha të rinjve.
“Nuk bëhet asgjë si vendi yt. Dhe çfarë vendi kemi! Tani është realisht në dorën tonë. Në fakt tani është realisht në dorën tuaj. Boll thamë e ardhmja. Tani është e sotmja. Dhe për këtë ju garantoj se unë do të bëj gjithçka që t’ju hap rrugë. Në kuptimin afatshkurtër sigurisht do të bëjmë gjithçka për ndryshimin dhe ndryshimi duhet patjetër të triumfojë më 25 Prill, sepse është aspiratë. Sot është aspiratë e pothuajse gjithë shoqërinë. Më 25 prill do konfirmoj dhe njëherë që Shqipëria duhet të jetë në demokraci, s?mund të jetë diktaturë. Dhe për t?i dhënë forcë, për t?i dhënë thelb ndryshimit, unë dhe të gjithë vendimmarrësit e ardhshëm kemi nevojë për ndihmën tuaj. Kemi nevojë për ndihmën tuaj, të gjithsecilit prej jush këtu dhe gjithë ata që na besojnë. Por edhe ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, edhe para por në veçanti edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit për ta hedhur këtë hap thelbësor, për ta kaluar këtë pengesë të fundit dhe për t?i dhënë fund tranzicionit. Fytyrat tuaja, sytë tuaja, shpirti juaj, mendja juaj janë portreti i fundit i tranzicionit. Unë do të bëj gjithçka që të jenë portreti i Shqipërisë nesër, i Shqipërisë politike dhe Shqipërisë ekonomike nesër”, – u shpreh Basha./CNA.al
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje për mediat...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka deklaruar se këto ditë ...
Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike Dorian Telhiti e...
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka deklaruar se emigra...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me raportin ...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se mesazhet e Vj...
Kreu i Partisë Republikane ka zhvilluar një takim me struktu...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë me një thirje...
Nga një sondazh i bërë së fundmi ka rezultuar se qytetarët n...
Sondazhet e mediave kanë treguar se qytetarët nuk kanë më be...
Avokati Altin Goxhaj, ka folur mbrëmjen e sotme për sjelljen...
Paratë e qytetarëve të Tiranës të destinuara për rroga dhe l...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi situatën në...
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 kanë vendosur në u...
Ndërron jetë si pasojë e koronavirusit, ish-deputeti i PD-së...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim...
Ministri i Brendshëm i sapo emëruar Bledi Çuçi, ka zhvilluar...
Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, bizneset dhe sipërmarrj...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka dalë me një ...
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas shoqë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...