web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Trupi im po lufton fort”/ Supermodelja e famshme tregon për betejën me Covid-19

18 Dhjetor 2020, 13:32, Lifestyle CNA

Supermodelja e famshme Eva Herzigova ka treguar për betejën e saj me Covid-19.  Ka qenë vetë modelja e cila e ka bërë të diitur lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ajo ka rrëfyer se ka patur simptoma të rënda që përfshinin ?dridhje të çmendura dhe lodhje fizike?. 47-vjeçarja postoi një fotografi e shtrirë nga shtrati duke thënë se ditë pas ditë i shfaqeshin simptoma të reja.

?Mirënjohëse për trupin tim që lufton fort?, shtoi ajo.Sipas gazetës italiane Corriere, modelja çeke dhe partneri i saj, biznesmeni italian Gregorio Marsiaj, po e kalojnë këtë periudhë në shtëpinë e tyre pranë Torinos./ CNA.al





Lajmet e fundit nga