LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“O Silva, mos u nxeh aman”/ Bino debat të ashpër me Tritan Shehun: Mbylle! Mos më ofendo

16 Dhjetor 2020, 22:01, Lifestyle CNA
“O Silva, mos u nxeh aman”/ Bino debat të ashpër me Tritan

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino, ka debatuar me ish-ministrin e Shëndetësisë, Tritan Shehu.

Shehu e quajti Binon zhurmuese, ndërsa kjo e fundit i ka kërkuar të mos flasë dhe të mos e ofendojë.

Debati në ?Open?:

Bino: Ore ti, ku i gjen këto, Flet kot më kot tani. Mbylle tani!

Shehu: O Silva mos u nxeh aman. Merre me qetësi se s?dua të sëmuresh. Ti nuk je as epidemiologe, ku e di këtë punë ti.

Bino: Shiko mos ofendo tani, se kemi punuar bashkë, ti më njeh shumë mirë mua. Më vjen keq që flet kështu një profesor.

Shehu: Prandaj e ke katandisur kështu?

Bino: E kam bërë me program. Mos më ofendo. Mbylle tani. Kaq!.Ofendon pa pikën e respektit. Nuk të ka lezet. Nuk të ka pikën e lezetit që ofenton. Kemi punuar aq e kaq vite. Prandaj mos ofendo. Dëgjo me vëmendje.

Shehu: Do punojmë bashkë dhe në të ardhmen Silva.

Bino: Po atëherë më lër të flas./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga