LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse dështoi demokracia në Lindjen e Mesme?

18 Dhjetor 2020, 08:04, Blog CNA
Pse dështoi demokracia në Lindjen e Mesme?

?The Economist?

?E imagjinoni çfarë lloj represioni duhet që t`a detyrojë një të ri të ndërmarrë këtë akt??. Kjo është pyetja që ngriti Lejla Buazizi pasi vëllai i saj, Muhamedi, i vuri flakën vetes 10 vjet më parë. Zyrtarët lokalë në Tunizi i kishin konfiskuar karrocën me të cilën shiste fruta, me supozimin se ai nuk kishte leje.
Por në fakt ata donin t?i merrnin disa para. Ajo ishte indinjata e fundit për të riun. ?Si
prisni që unë t`a siguroj jetesën??- bërtiti ai para se të lyhej me benzinë përpara zyrës së guvernatorit. Akti i tij bëri bujë në të gjithë rajonin, ku miliona të tjerëve u kishte sosur durimi me gjendjen ku ndodheshin.

Dhe zemërimi i tyre kundër udhëheqësve shtypës dhe shteteve të korruptuara shpërtheu në atë që u quajt Pranvera Arabe. Kryengritjet përmbysën diktatorët e 4 vendeve – Egjiptit, Libisë, Tunizisë dhe Jemenit. Për një moment u duk sikur më në fund demokracia kishte mbërritur edhe në botën arabe.
Megjithatë, një dekadë më vonë, askund nuk është planifikuar asnjë festë. Vetëm një nga ato eksperimente demokratike dha një lloj rezultati në Tunizinë e Buazizit. Egjipti dështoi keqazi me revolucionin e vet, që përfundoi me një grusht shteti ushtarak. Libia, Jemeni, dhe më keq nga të gjitha Siria, u zhytën në luftëra civile të përgjakshme, që tërhoqën edhe fuqitë e huaja. Pranvera Arabe u kthye aq shpejt në një?Dimër të hidhur?, sa që shumë njerëz tani në rajon janë të dëshpëruar.

Që nga ajo kohë atje kanë ndryshuar shumë gjëra, por jo për mirë. Despotët e botës arabe janë larg nga të qenit të sigurt. Me çmimet e ulëta të naftës, edhe petro-shtetet nuk kanë më mundësi që të blejnë heshtjen e qytetarëve të tyre, përmes subvencione qeveritare të majme,apo punëve komode në administratën shtetërore. Shumë udhëheqës janë bërë edhe më paranojakë dhe shtypës. Muhamed bin Salman i Arabisë Saudite i burgos të afërmit e tij. Abdel-Fattah al-Sisi i Egjiptit e ka vënë tërësisht nën kontroll median dhe ka shtypur shoqërinë civile.

Një nga leksionet që mësuan autokratët nga Pranvera Arabe, është se edhe disidenca më e vogël duhet të shtypet shumë shpejt, që të mos përhapet. Rajoni është më pak i lirë se sa ishte në 2010, dhe është ndoshta më i zemëruar. Ai është tronditur nga luftërat, xhihadi, refugjatët dhe Covid-19. Aktivistët pretendojnë se arabët nuk janë më të gatshëm të durojnë të njëjtin mjerim, dhe thonë se ata janë më të sigurt se mund të sjellin ndryshimin. Flaka e Pranverës Arabe nuk u shua kurrë plotësisht, thotë njëri prej tyre. Ironikisht, shtetet që u tronditën në vitin 2019 – Algjeria, Iraku, Libani dhe Sudani – po ecin vetëm pak më mirë sesa ato që u tronditën nga pranvera Arabe. A mund të jetë e vërtetë, siç argumentojnë disa, se arabët thjesht nuk janë të prerë për të jetuar në një demokraci? Disa ankohen se gjeneralët e rajonit janë shumë të pranishëm në politikë, dhe nuk lejojnë një hapje të vërtetë. Të tjerë thonë se llojet e rrepta lokale të Islamit, janë të papajtueshme me pluralizmin. A është Tunizia, e bekuar me islamikë dhe gjeneralë pragmatikë, që me sa duket kanë mësuar t?u binden politikanëve të zgjedhur, përjashtimi që e provon këtë rregull?

Është ende herët të thuhet po. ?Farat? e demokracisë moderne ende nuk janë mbjellë siç duhet në botën arabe. Etja në mesin e qytetarëve arabë për të zgjedhur sundimtarët e tyre, është po aq e fortë sa gjithkund tjetër. Ajo që u duhet më shumë është që institucionet e pavarura – universitetet, media, grupet qytetare, mbi të gjitha gjykatat dhe xhamitë – të evoluojnë pa qenë në përbërjen e qeverisë. Vetëm atëherë mund të gjendet hapësira për një qytetar të angazhuar dhe të informuar. Vetëm atëherë ka të ngjarë që njerëzit të pranojnë që mosmarrëveshjet politike mund të zgjidhen në mënyrë paqësore.
Në një terren të tillë të ?tharë?, nuk është për t?u habitur pse demokracia nuk arriti të zërë rrënjë. Por në planin afatgjatë, ka mënyra për t`a ngjizur këtë. Jetik është promovimi i arsimit. Demokracitë duhet të mirëpresin më shumë studentë arabë.

Gjithashtu, ato duhet të flasin për gazetarët arabë, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe OJQ-të. Një kulturë e pluralizmit kërkon kohë të rritet. Por siç e demonstroi tragjikisht një shitës frutash i frustruar, statuskuoja është e paqëndrueshme./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga