Kriza ekonomike do ta rrëzojë diktatorin bjellorus Aleksandër Llukashenko
Nga Dmitry Bolkunets “Echo Moskvy”Rezultatet e zgjedhjeve pr...
Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza e ka bërë të qartë:vaksinat kundër Sars-Cov-2 që në vendin fqinj duhet të nisin të shpërndahen në janarin e vitit të ardhshëm (gjithnjë duke supozuar se do të jepet autorizimi nga Agjencia Evropiane e Barnave, EMA),në fillim do të jenë në sasi simbolike.
Pritet që të gjitha shtetet evropiane të nisin në të njëjtën ditë fushatën e vaksinimit, të quajtur si ?Dita V?.Porsa shpejt do të jemi në gjendje të përfitojmë si popullsi, nga efekti mbrojtës i garantuar nga vaksina?
Sigurisht, çdo dozë e vetme e injektuar tek njerëzit përfaqëson një hap të vogël përpara, por midis vaksinimeve të para tek kategoritë më të rrezikuara, dhe arritjes së diçkaje të ngjashme me imunitetin e tufës (ose të paktën një reduktim i dukshëm i qarkullimit të virusit), do të duhet goxha punë.
Dita V, duket se do të jetë në pjesën e parë të janarit 2021. Dhe në rastin më të mirë, Italia do të mund të marrë në janar një total prej 1 milion e 874 mijë doza të vaksinës Pfizer-Biontech. Kjo paketë e parë, që do të mjaftojë për pak më pak se 1 milion njerëz (duke pasur parasysh se duhen 2 doza vaksine për secilin), do të destinohet për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe pacientët me Covid në spitale.
Ndaj është e qartë se gjatë fazës së parë, nuk do të jetë e mundur të shpresohet të frenohet vërtet qarkullimin e virusit, por vetëm të eleminohet një pjesë e vatrave epidemike,dhe të mbrohen ata që punojnë në institucionet shëndetësore.
Afati i ardhshëm në kalendar është fundi i marsit, ku Italisë i janë premtuar gjithsej mbi 10 milion doza: 8.75 milionë nga ajo e Pfizer-Biontech dhe 1.35 milionë nga Moderna. Një kuotë e mjaftueshme për të mbuluar pjesën e mbetur të punonjësve në sektorin e shëndetësisë, pacientët me forma të rënda të Covid, dhe një pjese të mirë të qytetarëve që janë nëtë 80-at e tyre. Por sërish kjo përbën vetëm 10 për qindtë popullsisë, dhe efektet e mbrojtjes do të mbeten të kufizuara. Kjo do të thotë se kurba e infektimit mund të ndikohet shumë pak, dhe masat e kontrollit do të mbeten të nevojshme ashtu si në vitin 2020.
Nga prilli e tutje, skenari është edhe më pak i qartë. Flitet për një total prej rreth 200 milion dozash që do të mbërrijnë gjatë vitit, në mënyrë që potencialisht të vaksinohen të gjithë nga 2 herë. Janë nënshkruar kontrata me AstraZeneca (40 milion doza), Johnson & Johnson (27 milionë), Sanofi (40 milionë), Pfizer-BioNTech (27 milionë), CureVac (30 milionë) dhe Moderna (11 milionë).
Prioritet duhet të jenë njerëzit midis moshës 60-79 vjeç (13.4 milion italianë), dhe ata me sëmundje të mëparshme serioze (7.4 milionë). Sipas parashikimeve të Presidentit të Këshillit të Lartë të Shëndetësisë, Franko Lokateli, gjithçka do të ndodhë midis pranverës dhe muajve të ngrohtë, pasi ?deri në fund të verës? vaksinat do të jenë në dispozicion për të gjithë banorët në Itali.
Bërja e parashikimeve të sakta nuk është e lehtë. Por nëse gjithçka shkon mirë, ne mund të arrijmë një nivel të mirë të shpërndarjes së vaksinave diku gjatë verës së ardhshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka vlerësuar se qarkullimi i virusit mund të ndalet në mënyrë të konsiderueshme dhe të kënaqshme nëse vaksinohet 65-75 për qind e popullsisë. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) jep shifrën 67 për qind si pikë referimi, dhe në Gjermani Angela Merkel ka njoftuar publikisht se synimi është të vaksinohet 60-70 për qind e popullsisë. Një përqindje goxha e lartë, pra për 40 milion italianë.
Por përveç të gjithë personave që nuk mund të vaksinohen, dhe atyre që nuk duan për arsye të ndryshme, ekziston një problem i rëndësishëm që ka të bëjë me fëmijët dhe të miturit në përgjithësi. Vetëm në Itali, janë gati 10 milionë fëmijë dhe të rinj(16 për qind e popullsisë), dhe për sa kohë që vaksinat nuk janë të autorizuara për këtë grupmoshë, mbulimi maksimal që mund të arrihet është 84 për qind .
Por edhe nëse arrihet një vaksinim në masën 50-60 për qind të popullsisë, vaksina do t’i jepte një goditje të madhe pandemisë. Në këtë mënyrë, ne do të ishim shumë më të përgatitur për sezonin e dimrit 2021-2022 .Sidoqoftë, midis një vaksine efektive të shpërndarë mirë dhe fundit të pandemisë, ka disa pengesa.
Problemi më pak i rëndësishëm duket të jetë kohëzgjatja e mbrojtjes që garanton vaksina. Edhe sikur të ishte vetëm disa muaj, ajo do të ishte e mjaftueshme për të rivaksinuar njerëzit në mënyrë periodike. Dhe nëse ritmi i vaksinimit nuk rritet aq shumësa të vendosë në krizë sistemin e prodhimit, situata do të ishte më se e menaxhueshme.
Sidoqoftë, pyetja më serioze ka të bëjë me atë se sa na mbron realisht vaksina. Pra nëse ajo është efektive vetëm në shmangien e zhvillimit të formave të rënda ose simptomatike të Covid-19, apo është gjithashtu në gjendje të parandalojë transmetimin e virusit Sars-Cov-2nga personi në person.
Për më tepër, nuk është ende e qartë nëse ata që e kanë kapërcyer sëmundjen duhet të vaksinohen ose jo, dhe me çfarë strategjie. Ndër çështje të tjera të rëndësishme është efikasiteti aktual i vaksinave, të cilat në një mostër prej dhjetëra miliona individësh të vaksinuar, mund të kenë një vlerë të ndryshme nga 90 -95 për qind gjatë testeve eksperimentale./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.wired.it/scienza/medicina/2020/12/15/effetti-vaccino-covid-19-popolazione/
Nga Dmitry Bolkunets “Echo Moskvy”Rezultatet e zgjedhjeve pr...
Ashtu si miliona studentë në të gjithë botën, Greta Thunberg...
Nga Francis Pike “The Spectator”Mund të ketë ardhur koha që ...
Nga Jay Bhattacharya & Christos A. MakridisMedias i shijojnë...
Duke ndjekur ngjarjet komplekse të miratimit të vaksinave të...
50 deri 100 milion njerëz mendohet se vdiqën në të gjithë bo...
Pesha e pandemisë iu bë e qartë mjekes së Urgjencës në një s...
Ne jemi në luftë me një virus që është duke vrarë amerikanët...
Nga Roger Kimball “The Spectator”“I zhgënjyer, por jo i befa...
Berlin 1924, rrugët e qytetit tronditen nga një zhurmë e for...
Gënjeshtra më e përmendur nga mohuesit ekzistencës së virusi...
Ju mund ta shihni veten duke u rrëzuar një boshllëk të pafun...
Gënjeshtra më e përmendur nga mohuesit ekzistencës së virusi...
Nga Jeffrey Folks “American Thinker”Le ta themi fare hapur:a...
Nga Janan GaneshAmerikanët po përjetojnë restaurimin e oliga...
Nga David Gardner “Financial Times”Këshilli Evropian duhet t...
Nga Larry Bell “Newsmax”Gjatë fushatës së tij elektorale ane...
Me dy vaksina anti-Covid gati për të marrë miratimin e autor...
Nga Lisa Bortolotti&Anna Ichino “The Conversation”Muajt e fu...
Disa vjet më parë, një studim që shtroi këtë pyetje dha këtë...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...