Greta Thunberg, adoleshentja që po mbjell farën për botën pas pandemisë
Ashtu si miliona studentë në të gjithë botën, Greta Thunberg...
Nga Dmitry Bolkunets ?Echo Moskvy?
Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, kanë shkaktuar krizën më të rëndë politike që ka parë vendi që nga pavarësia. Të rinjtë e rritur në epokën post-sovjetike e konsiderojnë Aleksandër Llukashenko si një njeri të së kaluarës, i huaj për vlerat dhe botëkuptimin e tyre.
Mosha mesatare në Bjellorusi është rreth 40-vjeç, nga të cilat 26 kanë kaluar nën qeverisjen e të njëjtit njeri. Mos-alternimi i pushteti, stanjacioni në të gjitha sferat e shoqërisë, mungesa e ashensorëve socialë, pamundësia e kandidatëve alternativë për të hyrë në procesin zgjedhor, dhe arrestimet e kundërshtarëve politikë muajt e fundit, e kanë shtuar zemërimin e popullatës.
Pika që derdhi gotën ishte shtypja brutale e protestave të datave 9-10 gusht. Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, në rrugët e Minskut u dëgjuan të shtënat e armëve. Sipas burimeve të ndryshme, javët e para të protestës në Minsk dhe qytete të tjera grumbulluan 400.000-600.000 njerëz.
Në disa ndërmarrje ka pasur greva, por rënia e prodhimit ka qenë gati e papërfillshme. Autoritetet reaguan me egërsi ndaj protestave. Sipas të dhënave të mbledhura nga organizatat e të drejtave të njeriut, 8 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 30.000 të tjerë janë arrestuar që nga fillimi i demonstratave.
Ndërkohë janë rreth 200 të burgosurit politikë. Konflikti civil dhe radikalizimi i protestës, burojnë nga një e çarë e madhe që ka pësuar shoqëria bjelloruse. Pasi i mbijetoi demonstratave të javëve të para, regjimi arriti të mos dorëzohej, duke penguar që demonstratat të shndërroheshin në një revolucion.
Në muajt shtator dhe tetor, autoritetet bjelloruse diskutuan çështjen e ndryshimeve kushtetuese përmes një referendumi popullor, të pasuar nga zgjedhjet e reja parlamentare dhe presidenciale. Edhe Moska shpresonte për nisjen e një dialogu të brendshëm politik dhe për disa reforma.
Stabilizimi i situatës, dhe rënia numrit të pjesëmarrësve në protesta, bënë që Aleksandër Llukashenko të ndryshonte mendim. Në vend të referendumit kushtetues për miratimin e ndryshimeve, të planifikuar për në pranverën e vitit 2021, ai propozoi që parlamenti të rishpërndante kompetencat e presidentit.
Me këtë manovër,Llukashenko bëri të qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti. Por kjo ruajtje e statuskuosë nuk u pëlqen as atyre që shpresuan një përfundim gradual të protestave. Në këtë drejtim, vizita e fundit në Bjellorusi e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov ishte domethënëse.
Ai i përcolli Llukashenkos përshëndetjet e Putinit, duke i thënë fqinjit të tij, se Moska po pret reformat kushtetuese. Për Moskën, kriza politike Bjelloruse ishte pjesërisht e papritur, edhe pse ekspertët kishin paralajmëruar që në qershor nisjen e protestave të mëdha.
Mbështetja e Moskës e ndihmoi Llukashenkon t`i shmangej një përballje me një skenar revolucionar, të ngjashëm me ngjarjet në Kiev në vitin 2014. Instituti i sondazheve Belorusskaya Analyticskaya Masterskaya (BAW) raportoi në nëntor për një rënie prej 11 për qind të mbështetjes për aleancën mes Bjellorusisë dhe Rusisë, krahasuar me shtatorin.
Për të kapërcyer krizën, nevojiten burime të mëdha financiare. Qeveria në Minsk nuk ka as burime financimi, dhe as vullnet politik për të bërë reforma ekonomike. Nëse Perëndimi shtrëngon sanksionet, Bjellorusia do të përballet me pasoja të pakëndshme, si frenimi i marrjes së huave të huaja, dhe rënia e rezervave valutore në ar. Në muajt e ardhshëm Bjellorusia rrezikon një krizë financiare dhe një zhvlerësim të madh të monedhës. Ikja e kapitalit njerëzor dhe financiar në lidhje me sektorin e IT, dhe qasja e kufizuar tek burimet e kredisë, do të çonte në një destabilitet në nivelin makroekonomik.
Për sa kohë që Aleksandër Llukashenko mbetet kreu i shtetit, do të jetë e vështirë që Bjellorusia të tërheqë investime të reja, teksa do të jetë e mbyllur mundësia e tregtimit të bonove të thesarit në tregjet e huaja perëndimore.
Kriza ekonomike mund të provokojë një krizë të re politike dhe destabilitet social, dhe për këtë arsye,edhe një valë të re protestash, duke filluar nga pranvera e ardhshme. Rusia mund të ruajë pjesërisht borxhin e jashtëm të Minskut për të shmangur rënien e monedhës së saj, por kjo nuk do të zgjidhte problemet e Llukashenkos në një shoqëri që nuk i beson më./Përshtatur nga CNA.al
Ashtu si miliona studentë në të gjithë botën, Greta Thunberg...
Nga Francis Pike “The Spectator”Mund të ketë ardhur koha që ...
Nga Jay Bhattacharya & Christos A. MakridisMedias i shijojnë...
Duke ndjekur ngjarjet komplekse të miratimit të vaksinave të...
50 deri 100 milion njerëz mendohet se vdiqën në të gjithë bo...
Pesha e pandemisë iu bë e qartë mjekes së Urgjencës në një s...
Ne jemi në luftë me një virus që është duke vrarë amerikanët...
Nga Roger Kimball “The Spectator”“I zhgënjyer, por jo i befa...
Berlin 1924, rrugët e qytetit tronditen nga një zhurmë e for...
Gënjeshtra më e përmendur nga mohuesit ekzistencës së virusi...
Ju mund ta shihni veten duke u rrëzuar një boshllëk të pafun...
Gënjeshtra më e përmendur nga mohuesit ekzistencës së virusi...
Nga Jeffrey Folks “American Thinker”Le ta themi fare hapur:a...
Nga Janan GaneshAmerikanët po përjetojnë restaurimin e oliga...
Nga David Gardner “Financial Times”Këshilli Evropian duhet t...
Nga Larry Bell “Newsmax”Gjatë fushatës së tij elektorale ane...
Me dy vaksina anti-Covid gati për të marrë miratimin e autor...
Nga Lisa Bortolotti&Anna Ichino “The Conversation”Muajt e fu...
Disa vjet më parë, një studim që shtroi këtë pyetje dha këtë...
Nga Moisés Naím “El Pais”Interneti i sotëm nuk është as glob...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...