web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta i shkëputur nga politika/ Flet për karrierën e tij në sport: Kam punuar në peshëngritje dhe si komentator

18 Dhjetor 2020, 20:14, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta, ndryshe nga ditët tjera, mbrëmjen e sotme është shkëputur nga politika dhe ka folur për pasionin e tij për sportin.

Meta tregoi se ka qenë sportist profesionist në peshëngritje me ?Dinamon? dhe ka qenë edhe komentator.

?Unë gjithmonë kam qenë i dhënë pas sportit. Kam qenë sportist profesionist në peshëngritje me ?Dinamon? për gati 2-3 vite, por edhe shumë i dhënë pas futbollit. Gjithashtu kam qenë shumë i dhënë pas letërsisë e gazetarisë dhe kisha shumë dëshirë të shkruaja.

Për shkak të këtyre të dhënave dhe për shkak të një miqësie, që babai im kishte me Ahmet Shqarrin, i cili ishte drejtuesi kryesor i emisionit më të ndjekur dhe më tërheqës për të gjithë sportdashësit në atë kohë, ?Nga njëra ndeshje, në tjetrën? në Radio Tirana, ai më ftoi për të qenë komentator.

Bëra një provë, por siç ju thashë më jepej për të shkruar, madje kam botuar tek gazetat ?Studenti?, ?Zëri i Rinisë?, pra isha i afërt si të thuash me gazetarinë?, u shpreh ai në emisionin sportiv radiofonik “Pasó?.

?Kam qenë komentator në veçanti për Kavajën, sepse nuk kishte një komentator të përhershëm. Gjithashtu kam qenë komentator për Lushnjen, për Fierin, por kam komentuar edhe në Tiranë me të madhin Ismet Bellova, pavarësisht se në kryeqytet kishte edhe shumë emra të tjerë si Veli Rada e shumë personalitete. Shkoja çdo të shtunë ose të diel, në Kavajë, në Fier dhe në Lushnje.

Kjo ka ndodhur në vitet ?89 ? ?90. Madje kam pasur dhe një histori interesante në Kavajë, kur stadiumi brohoriste ?Poshtë komunizmi!?, para Lëvizjes Studentore. Ishte thyer xhami i kabinës ku unë transmetoja dhe kur më kërkon në transmetim z.Ahmet Shqarri dhe më thotë: ?A jemi gati Kavaja??, unë qëllimisht ju përgjigja: ?Po gati jam?. Në momentin që unë filloj dhe komentoj, nuk dëgjohej fare se çfarë thoja unë, se stadiumi brohoriste: ?Poshtë komunizmi?. Nga ana tjetër e linjës dëgjoj: ?Ka një defekt teknik Kavaja, kalojmë linjën në një rreth tjetër?, theksoi më tej Kreu i Shtetit, ndërsa rrëfeu se nga sporti u shkëput kur filloi Lëvizja Studentore.

?Me fillimin e Lëvizjes Studentore, ra interesi im për të vijuar këtë angazhim. Por dashuria ime për radion mbeti e përhershme edhe për shkak të atij angazhimi. Për më tepër që në atë periudhë, para viteve ?90, ishte një ëndërr e madhe të punoje në radio dhe të komentoje ndeshje. Në atë periudhë, e gjithë Shqipëria ditën e diel, me një radio Iliria, çdo familje ndiqte ndeshje futbolli. Ishte një nga kënaqësitë e mëdhaja të asaj periudhe?, nënvizoi Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga