Takimi me Vjosa Osmanin/ Berisha: Shqipëria të mbështesë Kosovë në procesin e dialogut me Serbinë
Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me pres...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për mbylljen e hetimeve nga Prokuroria e Dibrës për dosjen 184 ku akuzon vetëm 4 zyrtarë lokalë.
Bardhi konstaton se kjo nuk është drejtësi me dosjen 184 të shitblerjes së votave pasi i çliron nga përgjegjësia penale organizatorët dhe urdhëruesit e vërtetë.
Ai akuzon Ramën, Saimir Tahirin, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun, Ulsi Manjan, Xhemal Qefalinë dhe Artan Gaçin si urdhëruesit dhe zbatuesit e vjedhjes së zgjedhjeve bashkë me Ymer Lalën dhe Dionis Imerajn.
Më tej Bardhi bën thirrje që të hetohet plotësisht dosja 184 pasi shqiptarët presin të ndëshkohen organizatorët e vërtetë të vjedhjes së zgjedhjeve, që është dhe një nga kushtet e integrimit nga BE.
Deklarata e plotë e Bardhit
Sot drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër.
Dosja 184, ku kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Damian Gjiknuri, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetët Pjerin Ndreu, sot kryetar i Bashkisë Lezhë, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Artan Gaçi janë dëgjuar nga shqiptarët duke urdhëruar dhe zbatuar vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër bashkë me personazhë të krimit të organizuar.
Në vend që të gjithë këta, bashkë me Ymer Lalën apo Dionis Imerajn të ishin sot para drejtësisë, të ndëshkuar për vjedhjen e zgjedhjeve, e ashtuquajtura drejtësi pret të kalojë koha, të mos hetojë dhe të çlirojë nga akuza Edi Ramën dhe bandën e tij të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër.
Ngritja e akuzave nga prokuroria vetëm për disa zyrtarë lokalë dhe përjashtimi nga përgjegjësia penale e organizatorëve, nxitësve dhe urdhëruesve të vertetë të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër nuk është drejtësi.
Shqiptarët dhe bota mbarë kanë dëgjuar me zë e figurë sesi Edi Rama urdhëronte zyrtarët lokal për manipulimin e zgjedhjeve, sesi Damian Gjinknuri dhe Imer Lala blinin votat, sesi Pjerin Ndreu kërcënonte mësuesit. Shkelja e ligjit nga maja e pushtetit nuk mund të mbulohet me peshqit e vegjël dhe të ngordhur të pushtetit që rri në këmbë nga votat e vjedhura.
Loja e SPAK dhe ping ? pongu me dosjen në segmentin Tiranë-Dibër, nuk është kurrë justifikim për mungesën e drejtësisë.
Shitblerja e votave, e konstatuar nga prokuroria ka përgjegjës, së pari, Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Imer Lalën, Dionis Ymerin, Pjerin Ndreun dhe të tjerët. Keta duhet të përballen me ligjin për krimin që kanë kryer. Shqiptarët presin ndëshkimin e organizatorëve dhe nxitësve të krimeve elektorale. Kjo është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Partia Demokratike nuk do të heqë dorë nga kërkesa për drejtësi të plotë për dosjen 184.
Në cilësinë e kallëzuesit, ne po presim njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Dibrës dhe njohjen me aktet e plota të dosjes për t?i shkuar kësaj çështje deri në fund.
Hajdutët e vërtetë të zgjedhjeve duhet të përballen me ligjin, në çdo kohë dhe kushdo qofshin!?/CNA.al
Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me pres...
Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë prezantimit të ministrit të ...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar pasditen e sotme ministr...
Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, u shpreh ditën e sot...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant ...
Na ndajnë vetëm 4 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare...
Ish kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me pres...
Nga Bledi Mane*** Ministrin e ri të Rendit që u dekretua sot...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u tregua i prer...
Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ...
Gazetari Artan Hoxha” ka komentuar lëvizjen brenda kabinetit...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me ...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka kujtuar ditën ndë...
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në vizitën zyr...
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar dje me 96 vota pro Altin Bina...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është shprehur me tonë humori...
Gazetari Enton Abilekaj ka folur mbrëmjen e sotme për protes...
Avokati Adriatik Lapaj ka replikuar mbrëmjen e sotme me krye...
Deputetja socialiste Mimi Kodheli, ka votuar sot kundër emër...
Analisti Baton Haxhiu është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...