web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Harta për shpërndarjen e vaksinës/ Rakacolli e sigurt: Do e marrim tre muajt e parë të vitit 2021

16 Dhjetor 2020, 20:30, Lifestyle CNA

The Economist Intelligence Unit ka publikuar një hartë për shpërndarjen e vaksinës kundër Covid-19 dhe mënyrën sesi do ta marrin shtetet, ku Shqipëria renditet në vendin e tretë.

Për këtë hartë ka folur mbrëmjen e sotme edhe zëvendës-ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Ajo tha në emisionin ?Open? se shqiptarët do vaksinohen në tre muajt e parë të vitit 2021, ndërsa theksoi se vaksina që do t?i injektohet qytetarëve tanë do të jetë e certifikuar.

?Harta është bërë mbi bazë parashikimesh të bëra dhe në bazë të nivelit të informacionit që kanë këto kompani që i publikojnë. Nuk e di se kush ka qenë burimi i informacionit që kanë marrë. Mënyra se si qeveria jonë ka ndjekur dinamikën e zhvillimit të vaksinës, ka qenë e vrullshme. Siç ka thënë dhe kryeministri muajt e parë të vitit do vaksinohemi.

Ne kemi paguar për Covax-in. tani varet cila vaksinë do jetë e para. Covax-i ka në potrofolin e saj shumë vaksina. Ato që do vijnë këtu do jenë të sigurta dhe që e kenë marrë certifikatën nga FDA. Te portofoli i Covax është dhe ?Astra/zeneca dhe po negociohet për ?Modernën??, deklaroi Rakacolli./ CNA.al





Lajmet e fundit nga