web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Klodian Rashës/ Artan Hoxha:Polici qëlloi mbi lartësinë e lejuar, neni 76 çon në 10-20 vite burg

15 Dhjetor 2020, 21:52, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha tha se gjendja e policit Nevaldo Hajdaraj rëndohet nga fakti që lartësia e të shtënës është më lart, nga sa lejohet në procedurat standard të policisë.

Ajo që sipas Hoxhës është e pashpjegueshme lidhet me plagët në kokë dhe fytyrë.

?Është ekspertiza që duhet të shpjegojë se nga kanë ardhur plagët që ka patur pas koke dhe në pjesën e fytyrës. Me këto të dhëna që janë aty nuk rezulton që ka një konflikt fizik. Duke mos patur konflikt fizik, polici ka shkelur procedurën standard në këtë rast. Goditja pas shpine nuk e justifikon asgjë. Plus që aty nuk figuron as armë asgjë?, tha gazetari.

Hoxha u shpreh ndër të tjera se fakti që prokuroria ka kaluar tashmë hetimin  tek neni 76, është rrrethanë rënduese për efektivin.

?Sot ai ka kaluar tek neni 76, vrasje me dashje, që shkon nga 10-20 vjet burg. Unë mendoja që këtë gjë prokurori do e bënte në process. Fakti që klasifikimi ka ndryshuar është rrethanë rëndësue për veprimin e policit, që tregon se ngjarja nuk ka ndodhur në përplasje, por ka ndodhur me dashje. Të dy të shtënat janë mbi lartësinë që është procedura standard e policit. Polici e ka shkelur procedurën. E shtëna në atë lartrësi nuk ka efekt tjetër. Polici është koshient ku shkon ajo predhë. Policët e patrullës një nga gjërat e para që mësojnë është qëllimi i armës dhe ku duhet të qëllojnë. E shtëna është në lartësinë vdekjeprurëse?, tha gazetari Artan Hoxha në “Opinion”./CNA.al





Lajmet e fundit nga