web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkurtaj: Mora ofertë nga Vllaznia, ja kush dua ta fitojë titullin këtë vit

14 Dhjetor 2020, 09:26, Sport CNA

Vasil Shkurtaj uron që titulli kampion këtë vit të kthehet te Kukësi, skuadra me të cilin ai pranon se ka krijuar një lidhje të veçantë falë viteve të tij në radhët e verilindorëve. Sulmuesi i cili është transferuar gjatë muajve të fundit në Kinë, ka zbuluar për ?SuperSport? se pas largimit nga Kukësi, kishte pasur një ofertë nga Vllaznia për t?u bërë pjesë e kësaj skuadre në projektin e ri nën drejtimin e Brdariç.

?Pas Kukësit, kam pasur ofertë nga Vllaznia. Oferta ishte shumë e mirë, por kisha rënë dakord me ekipin kinez për gjithçka.

Në Kinë është diçka ndryshe, është botë tjetër, në fillim e kisha të vështirë. Gjeta një ambient shumë të këndshëm dhe kushtet janë shumë të mira. Kanë gjithçka që të bën të ndihesh profesionist.

Nuk i kam ndjekur shumë ndeshjet e Superiores, kam parë vetëm disa. Vllaznia po luan shumë mirë. Kukësi ka shumë lojtarë të rinj, ndoshta kishte nevojë që të lidheshin lojtarët. Kjo duket se ka ndodhur tani, lojtarët lidhen më mirë dhe kanë më shumë vetëbësim. Sulmi më i mirë i kampionatit mund ta bëjë diferencën dhe ta fitojë kampionatin. Uroj që ta fitojë Kukësi, kam një lidhje shpirtërore me këtë ekip. Kam kaluar momente pozitive dhe negative.

Mbyllja e karrierës? Do të doja të ndodhte në Greqi, sepse aty kam familjen time. Edhe kur qëndrova në Shqipëri, familjen e kisha në Greqi. Kjo është arsyeja pse në fund të karrierës do të doja të luaja në Greqi. Luftërari? Më vjen keq për situatën ku ndodhet. Është ekipi i parë që më dha mundësinë të luaja në Shqipëri?, deklaroi Shkurtaj.





Lajmet e fundit nga