web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"600 tifozë në stadium", Olsi Rama surprizon me deklaratën pas humbjes ndaj Vllaznisë

13 Dhjetor 2020, 19:55, Sport CNA

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, foli në një prononcim për mediat, pas sfidës ndaj Vllaznisë, ku të kuqtë u mposhtën me rezultatin 1-0. Në deklaratën e tij, Rama shprehu pakënaqësi në lidhje me numrin e madh të tifozëve që ishin prezent në shkallët e ?Loro Boriçit?. Këtë gjë drejtori i klubit kryeqytetas, e cilësoi jo të drejtë teksa u shpreh:

?Është si puna e asaj, humbja s?ka atdhe, është e hidhur gjithmonë. Është edhe më e hidhur kur vjen në minutat e fundit, mbas një ndeshje që ishte e kontrolluar po themi. Një barazim nuk do të na kënaqte, por do të ishte një pikë më tepër në klasifikim.

Është humbja e dytë, humbëm edhe ndeshjen e parë me Kastriotin. Nuk ka shumë rëndësi humbja e ndeshjes, është më tepër prinicipi i lojës që është më i rëndësishëm në këtë fazë. Gjithmonë ka ndryshime në pjesën taktike. Luajmë me një kontingjent lojtarësh prej shumë kohësh. Po presim të vijnë në formën më të mirë edhe këta lojtarë që u aktivizuan. Po mundohemi të bëjmë më të mirën.

Vllaznia ka një armë që e tregoi edhe sot, që së bashku dhe me ndonjë ekip tjetër në Superiore, luajnë me tifozë. Unë jam i pari që ngre zërin dhe them sa më shumë tifoza në stadiume, por në një situatë kaq emergjente me numrat e COVID-it që rriten, është e patolerueshme dhe nuk është e ndershme që të vish në një fushë futbolli dhe të keq kaq shumë tifozë. I përshëndes tifozat shkodranë janë të mrekullueshëm.

Nuk është ?fair-play?. Ne luajmë në stadiumin tonë me 20 vetat që lejon Federata. Këtu nuk e di sa ishin, 500 apo 600. Të gjithë i kërkonin me presion llogari arbitrit dhe në momenti ne golit ishte një atmosferë si në një ndeshje normale. Shpresoj që të kthehemi te ndeshjet normale. Shpresoj që fazën e tretë në Shkodër të jetë stadiumi plot dhe shoqëria të jetë futur në binarët e duhur të ecurisë, duke mundur dhe COVID-in. Në këtë situatë që jemi nuk është ?fair-play?.

Unë nuk pashë ndonjë dominim të lojës. Pashë një lojë të ekuilibruar. Në pjesën e dytë Partizani u shpreh më mirë. Më duket jo normale që të lejohen gjithë ata tifozë në stadium. Ne do të zbatojmë protokollin si të gjithë të tjerat.

Le të lënë dhe Partizanin të luajë me kaq tifoz, jam dakord unë, nuk kam ndonjë problem. Le të rrinë tifozët, 1 në 5 karrige, 1 në 10 karrige, si të duan. I përshëndes edhe tifozat e Vllaznisë.

Mua s?më tremb asnjë ekip. Garën e kemi me Partizanin. Duhet të rritemi dhe të kalojmë vështirësitë tona. Shikoj ekipet që kanë një rritje. Përgëzoj Vllazninë, Kukësi po ecën me rritmë të mira, Tirana është aty, Laçi dhe Teuta kanë ekipe të mira?, u shpreh Rama.





Lajmet e fundit nga