web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifra alarmante në Kosovë/ 12 viktima dhe 524 të infektuar me Covid në 24 orë

12 Dhjetor 2020, 14:53, Kosova & Bota CNA

Në 24 orët e fundit në Kosovë u konfirmuan 12 viktima dhe 524 raste të reja me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në Facebook shkruan se nga 1.555 testime kanë rezultuar pozitiv 524 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 524 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv ?, thuhet në njoftimin e tyre.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 46.118 të prekur me Covid, prej tyre 1.186 kanë humbur jetën./CNA.al





Lajmet e fundit nga