web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U shtrua tek Infektivi në gjendje të rëndë/ Mesazhi i fortë i artistes Justina Aliaj: Ju lutem mbani maska!

9 Dhjetor 2020, 13:00, Sociale CNA

Artistja Justina Aliaj ka dhënë një mesazh teksa është duke luftuar me kotonavirusin prej shumë ditësh.
Në një mesazh ajo ka falenderuar të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe fizoterapistët që kanë bërë çmos që ajo të shërohej. Teksa ka falenderuar të gjithë me emra, Aliaj e ka quajtur shpëtimtare mjeken Najada Çomo, duke thënë se ajo i dhuroi jetën e dytë.

Ndër të tjera ajo ka përcjellë një mesazh për të gjithë qytetarët ku thotë që të mbajnë masakat për mos të përjetuar atë që ka përjetuar ajo apo pacientët e tjerë.

?Kisha një Covid shumë të rënduar që më zgjati ditë e ditë. Ishte një përjetim një kputje e jashtëzakonkshme me një lodhje, me ata muskuj që s?do i harroj kurrë sikur muskujt ishin shkëputur nga kocka.Doktorët më mbajëtn gjallë me shpresë. Tritran Kalo vinte këtu me aq siguri. Shpëtimtarja Najada Çomo ajo më shpëtoi jetën ajo më fali një jetë të dytë. Domethënë që ata e kanë bërë prej vërteti detyrër e hipokratit. Kam vetëm një apel për të gjithë popullin shqiptar, ata e dinë, e shohin, e kanë parë, shpresoj që nuk do e kalojnë këtë mënxyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë: Mos i hiqni maskat, maska sot është jeta juaj, mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë? tha Justina Aliaj ndër të tjera./CNA.al





Lajmet e fundit nga