web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tamponi apo testi anti-gen?/ Epidemiologu Alimehmeti tregon kush është më i saktë

7 Dhjetor 2020, 17:11, Lifestyle CNA

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ishte i ftuar pasditen e sotme në Fax neës, ku ka folur rreth avantazheve dhe dis-avantazheve të testimit të shpejtë anti-gen për Covid-19.

Ai tha se futja e testeve të shpejta në Shqipëri është një lajm i mirë, por sasia e tyre prej 100 000 është e pamjaftueshme.

Gjithashtu ai thekson se në krahësim me tamponin, fals-negativiteti i testit të shpejt është pak më i lartë duke i tejkaluar shifrat prej 25-30%. E rëndësishme për epidemiologun është që në krahësim me PCR ky test është 100% i njjëjtë.

“Shtimi i testeve është i rëndësishëm. Testet anti-genike ofrojnë disa opurnitete të cilat PCR-ja nuk i ofronte, japin përgjigje në kohë reale me një kosto më të ulët dhe nuk kanë nevojë për asnjë lloj kapaciteti shumë specialistik, për laburatorë të fuqishëm, për burime njerëzore të specializuara, pra mund ta bëj praktikisht gjithëkush.

Ky është njeri krah, testet anti-genike janë shumë mirë që hynë, janë të duhrat dhe janë shumë ok. Nga krahu tjetër janë vetëm 100 000 mijë dhe duhen akoma më shumë. Pra po ta mendojmë si sëmundje është njësoj si të marrësh çerek kokrre paracetamol, ndërkohë që duhet ta marrësh kokrrën e plotë.

Tamponi është sensiviteti i PCR, që do të thotë se fals negativ mund të dalë deri në 25-30% të rasteve. Nëse ka shenja klinike tamponi është i panevojshëm për trajtimin dhe izolimin e pacientit. Nëse shfaqen shenjat klinike, personi duhet të izolohet menjëherë pa i dalë përgjigjja e tamponit. Test i shpejtë, krahasimi bëhet me PCR-në, ka një specifitet 100% që do të thotë që po të tha pozitiv dhe PCR-ja do të të thotë pozitiv.

Sensitiviteti është pak më i ulët se tamponi, që do të thotë se nëse kemi një fals negativ 25-30% te tamponi këtu është pak më i lartë. Është testi shpejtë dhe në mjekësi nuk ka gjë dhe të shpejtë dhe cilësore. Na ndihmon në disa aspekte dhe mos kërkoni gjithçka nga një test i shpejtë”, tha ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga