web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rihapet dogana e Kapshticës vetëm për hyrjet në Shqipëri/ Kategoritë që mund të kalojnë

7 Dhjetor 2020, 12:47, Sociale CNA

Nga dita e sotme e në vazhdim pika Kufitare Kapshticë do të hapet vetëm për hyrjen në Shqipëri të këmbësorëve dhe të kamionëve të mallrave.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë përmes një njoftimi thekekson se autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

?Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim./CNA.al





Lajmet e fundit nga