web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje të reja nga vrasja në Lezhë/ Polici po kthehej nga Rinasi, gjenden 3 gëzhoja në vendngjarje

5 Dhjetor 2020, 07:06, Kronika CNA

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e efektivit të policisë, Xhulio Prela mëngjesin e kësaj të shtune. Mësohet se 26 vjecari ka qenë duke u kthyer nga Aeroporti i Rinasit, kur është ekzekutuar në aksion rrugor Milot-Lezhë.

Prela është ekzekutuar nga një automjet tjetër, të cilin policia e ka identifikuar dhe po punon për kapjen e autorëve. Gjatë kontrollit të hetuesve në vendin e ngjarjes janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri. Xhulio Prela ishte me origjinë nga Puka, banonte në Rrilë dhe ishte student në Akademinë e Policisë Tiranë në vitin e 3-të. Prela ka punuar dy vite në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër.

FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes./CNA.al





Lajmet e fundit nga