web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtori i Policisë së Tiranës bën bilancin/ 3 efektivë humbën betejën me Covid, 70 të karantinuar! Si i kemi zëvendësuar

3 Dhjetor 2020, 12:56, Aktualitet CNA

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka bërë me dije se tre efektivë policie në Komisariatet në Tiranë kanë humbur jetën nga Covid ndërsa 70 të tjerë janë të karantinuar në banesë.

“Ka pasur efektivë të infektuar me keqardhje them që 3 punonjës policie të Tiranës kanë humbur jetën nga virusi, aktualisht rreth 70 punonjës policie për shkak të simptomave që kanë shfaqur janë karantinuar në banesë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të COVID. Kjo shifër është aktualisht”, tha Jaupi për Report Tv.

Ai ka dhënë detaje se si janë zëvendësuar këta policë të prekur me COVID.

“Natyrisht që ne kemi marrë masa të kalimit në shërbimin 12 orë për ato komisariate që kanë pasur raste më të shumta të efektivëve, e kemi dupluar dhe me shërbime të tjera të Shigjetave dhe Shqiponja, për të mbuluar territorin ku kemi pasur mundësi, nuk kemi lënë territor pa mbuluar. Dhe natën, lëvizja dhe për shkak të kufizimit, ne marrim masa që të mbulojmë territorin në të gjithë komisariatet. Edhe pse kemi njerëz të infektuar kemi marrë masa që të mos lëmë territor pa u mbuluar”, shtoi ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga