“Reforma në Drejtësi nuk prodhon ndryshim”/ Kabo: Mund të duhet edhe 10 vjet për të përfunduar
Profesor Përparim Kabo, ka folur pasditen e sotme për Reform...
Partia Demokratike ka vijuar me akuzat për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, sa i takon pretendimit se kjo e fundit ka udhëtuar me helikopter ushtarak për fushatë zgjedhore në Dibër.
Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi përmes një deklarate për shtyp tha se Xhaçka përdori 22 herë helikopterin ushtarak për fushatë në Dibër, duke shtuar se deri tani ministrja nuk u ka dhënë asnjë shpjegim qytetarëve për këtë skandal.
Gjunkshi shtoi se faktet që janë publikuar nga selia blu janë konkrete dhe të pakundërshtueshme, duke theksuar se Partia Demokratike do ta çojë deri në fund këtë çështje të abuzimit të rëndë me pushtetin dhe me fondet publike dhe se qytetarët nuk meritojnë këtë pushtet arrogant, brutal dhe të pandjeshëm.
Deklarata e plotë:
Gjatë kësaj jave ju kemi treguar me prova filmike se Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përdor helikopterin ushtarak si taksi për të bërë fushatë për Partinë Socialiste në Dibër.
Deri tani, Olta Xhaçka nuk ka denjuar t?u japë qytetarëve asnjë shpjegim pse ajo përdor helikopterin 10 mijë euro vajtje-ardhje për një takim elektoral.
Ka një arsye pse ministrja e qeverisë së Edi Ramës i fshihet ballafaqimit me të vërtetën. Olta Xhaçka ka frikë nga zbulimi i shkeljes së përsëritur të ligjit prej saj.
E vërteta është se Ministrja e Mbrojtjes nuk e ka përdorur vetëm një herë helikopterin ushtarak Cougar për fushatën e Partisë Socialiste.
Vetëm 2 muajt e fundit, helikopteri ushtarak operacional ka udhëtuar 22 herë për në Dibër me helikopter për t?i shërbuer Olta Xhaçkës.
Nuk ka patur asnjë stërvitje, nuk ka qenë për asnjë detyrë të saj funksionale, por ka shkuar me funksionin e drejtueses së qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste.
Të përdoresh 22 herë brenda 2 muajve helikopterin ushtarak për punët e partisë nuk është vetëm shpërdorim skandaloz me detyrën, por edhe një abuzim i tmerrshëm me paratë e shqiptarëve.
Vetëm në 2 muaj, për të shkuar me helikopterin ushtarak në Dibër si e dërguar e Edi Ramës për fushatën zgjedhore, Olta Xhaçka ka shpenzuar rreth 100 milionë lekë. Faktet janë konkrete dhe të pakundërshtueshme. Në ekran po shfaqen datat se kur Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste.
Helikopteri ushtarak, që përdoret për qëllime stërvitore apo si ambulancë dhe operacione të tjera, që mban 27 persona në bord, përdoret si lodër nga Olta Xhaçka me 4-5 persona të stafit të ngushtë politik për qëllime partiake. Të dhënat tregojnë se sa herë Olta Xhaçka ka punë partie në Dibër, helikopteri ka bërë edhe 2 rrugë brenda ditës, vajtje-ardhje. Nje herë e dërgon në Dibër dhe kthehet në Farkë, pastaj shkon sërish edhe për një rrugë tjetër për ta marrë nga zona e saj elektorale.
Ky është një nga aktet më të papërgjegjshme të qeverisë në ikje. Në vend që të ndëshkojë abuzimin me pushtetin duke shkarkuar Ministren e Mbrojtjes, Edi Rama hesht dhe bëhet palë me të, sepse ata ndajnë të njëjtin moral. Më e pakta që Olta Xhaçka duhet të bëjë, është të japë dorëheqjen.
Ajo nuk ka asnjë shans t?i fshihet drejtësisë, sepse lëvizjet e saj dhe të helikopterit për fushatën e Partisë Socialiste janë të regjistruar në 24 kompjutera. 100 milionë lekë të harxhuar për të përdorur si taksi elektorale helikopterin ushtarak në vetëm 2 muaj, nuk mund të fshihen dot!
Partia Demokratike do ta çojë deri në fund këtë çështje të abuzimit të rëndë me pushtetin dhe me fondet publike. Qytetarët nuk meritojnë këtë pushtet arrogant, brutal dhe të pandjeshëm. Qytetarët meritojnë një qeveri që punon për interesin e tyre!/CNA.al.
Profesor Përparim Kabo, ka folur pasditen e sotme për Reform...
Takimi i së hënës i Këshillit të Ambasadorëve të Bashkimit E...
Partia Demokratike, përmes ish deputetes Oriola Pampuri deno...
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratojn...
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, thekson se buxhet...
Partia Agrare Ambientaliste, i bën thirrje qeverisë të rishk...
Gazetari Klodian Tomorri, ka reguar pas ngjarjes së rëndë , ...
Ish-kryeparlamentarja dhe drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon të mashtrojë qytetarët.Ndër...
Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili reaguar me tone të forta nd...
Kreu i PD-së Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me nëna, t...
Prej një jave tashmë, Partia Demokratike akuzon Ministren e ...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, shkoi sot në fa...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas dekl...
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka hedhur një sërë...
Deputeti dhe kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ...
Ura Vajgurore, e quajtur ndryshe Dimal, është tronditur mbrë...
Fakti që shtyjnë njëri-tjetrin për t’u shprehur publikisht ç...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka publik...
“Famozi Mirel Mërtiri i djegësave të Ramës pushon 20 vetë ng...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...