web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KQZ miraton zonat e administrimit zgjedhor/ Shtohen 2 ZAZ në Berat dhe Fier

30 Nëntor 2020, 15:53, Aktualitet CNA

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 do të jenë 92 zona të Administrimit Zgjedhor dhe jo 90 sa kanë qenë në zgjedhjte e kaluara.

Rritja e numrit banorëve që kanë të drejtë vote sipas regjistrit të gjendjes civile në 2 ZAZ në Berat dhe në Fier ka bërë të nevojshme këtë ndryshim të miratuar nga Këshilli Rregullator.

?Komisioni Rregullator në unanimitet miratoi ngritjen e 92 Zonave të Administrimit Zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021?.

Mbledhja e Këshillit Rregullator u zhvillua online për shkak të masave anti-COVID që ndalojnë grumbullimin e 10 personave, të ndërmarra për shkak të rritjes së numrit të infektimeve që nuk i kane shpëtuar as vetë amtaret e këtij  organi apo familjarët e tyre.

Brenda pak ditësh do të shqyrtohet dhe akti për numrin e mandateve për çdo qark. Pas ndryshimeve për shkak të lëvizjes së brendshme të popullatës po mendohet që qarkut të Dibrës t?i hiqet një mandat dhe nga 6 të këtë vetëm 5 dhe ky mandat t?i kalojë qarkut të Tiranës duke e çuar në 35 numrin e mandateve pas zgjedhjeve të 25 Prillit./CNA.al.

 





Lajmet e fundit nga