KQZ publikon përqindjet/ Ja sa persona kanë votuar në Podujevë dhe Mitrovicë
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thë...
Në Mitrovicën e Veriut, Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës mori sërish postin e kryetarit të komunës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Milan Radojeviç nga Lista Serbe ka fituar 89.86 për qind të votave në Mitrovicën e Veriut.
Ndërsa në Podujevë, sipas rezultateve paraprake, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, fitoi 51.64 për qind të votave, duke i dhënë fund një periudhe 20 vjeçare gjatë së cilës komuna drejtohej nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Rreth 41 për qind e mbi 87 mijë votuesve në Podujevë morën pjesë ne votime, ndërsa rreth 39 për qind e 23 mijë votuesve morën pjesë në zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut.
Posti i kryetarit të komunës së Podujevës është bosh që nga muaji shkurt kur ish kryetari Agim Veliu u tërhoq për t?u bërë ministër i Brendshëm, ndërsa ai i kryetarit të Mitrovicës së Veriut që nga qershori kur ish kryetari Goran Rakiç, u bë zëvendëskryeministër i Kosovës. Mbajtja e zgjedhjeve u shty për shkak të situatës me pandeminë, e cila duhet të ketë ndikuar edhe në pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e së dielës.
Zgjedhjet në këto dy komuna u mbajtën në një periudhë përballjeje jo vetëm me pandeminë e COVID-19 por edhe të paqartësive politike në shkallë vendi.
Që nga dorëheqja e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t?u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë, ka filluar të rrjedhë afati prej 6 muajsh brenda të cilit vendi duhet të bëhet më president të ri, apo të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare ?Demokracia në veprim?, që vëzhgon zgjedhjet, thotë se votimet e sotme në Podujeve dhe në Mitrovicë të Veriut janë një sprovë për institucionet përgjegjëse para zgjedhjeve të ardhme të përgjithshme.
?Në përgjithësi këto zgjedhje mund të shihen si një test i mirë për Kosovën për të parë nëse vendi është i gatshëm që të organizojë zgjedhje në nivel qendror nëse një gjë e tillë kërkohet qoftë këtë vit apo të ardhshmin. Unë besoj që me strukturën aktuale dhe me kapacitetet që ka Komisioni Zgjedhor është vështirë që të organizohet një proces i mirëfilltë dhe i sigurtë zgjedhor, meqenëse në Kosovë ta zëmë numri i votuesve është jashtëzakonisht i lartë krahasuar me protokollet të cilat parashohin që numri i votuesve të mos jetë aq i madh që mund të pamundësojë qoftë mbarëvajtjen apo të jetë faktor i rritjes së rasteve me COVID-19?, tha ai.
Zoti Cakolli thotë se këto zgjedhje mund të jenë edhe pëcaktuese të shkuarjes ose jo të vendit në zgjedhje të përgjithshme.
?Padyshim zgjedhjet në nivelin lokal, sidomos në komunën e Podujevës e cila njihet si bastion i LDK-së do të jenë një test i mirë si për LDK-në ashtu edhe për dy kundërkandidatët nga partitë opozitare aktualisht në nivelin qendror, që do të mund të jetë një matës i mirë për të parë se ku ndodhen me elektoratin e tyre subjeketet politike të cilat kanë pësuar ndryshime në kuptim të konfigurimit të qeverisë. Prandaj këto zgjedhje mund të reflektojnë në masë të madhe edhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje në nivelin qendror?, thotë ai.
Udhëheqësit e koalicionit aktual qeverisës kanë paralajmëruar që gjatë javës që po vjen do të diskutojnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit ose të pajtohen për datën e zgjedhjeve të reja të përgjithshme./ VOA
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thë...
Me akuzën për ndërhyrje në punët e brendshme, qeveria në ikj...
Në Itali kanë rezultuar pozitivë 20,648 persona në 24 orët e...
Britania dhe Franca të shtunën nënshkruan një marrëveshje që...
Kosova vijon të mos jetë aspak e qetë sa i takon situatës me...
Më 29 nëntor, qytetarët e dy komunave të Kosovës, Podujevës ...
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar...
Autoritetet në Gjermani kanë paralajmëruar se për shkak të n...
Teksa një mori vaksinash kundër COVID-19 janë prag aprovimit...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 14 vikti...
Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare në iran ka vendosur të...
Presidenti në detyrë i SHBA Donald Trump, ka paralajmëruar i...
Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalni i bëri thirrje B...
Britania i dha dritën e gjelbër vaksinës së kompanisë AstraZ...
Presidenti francez Macron ka kritikuar në mënyrë të pazakont...
Kosova vijon të mbetet me shifra të larta sa i takon viktima...
Grupe hakerash të dyshuar nga Koreja e Veriut janë përpjekur...
Bashkimi Evropian do të marrë rreth dy miliardë doza të vaks...
Skocia është bërë vendi i parë në botë që ofron produktet me...
Deputetët e opozitës në Tajvan i hodhë kolegëve të tyre të m...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...