Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Presidenti francez Macron ka kritikuar në mënyrë të pazakontë ashpër Ministren gjermane të Mbrojtjes. Gjermania e Franca janë përplasur publikisht se a duhet të mbështeten për sigurinë te SHBA, shkruan Auron Dodi.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer shkroi në fillim të nëntorit, pak para zgjedhjeve në SHBA, një artikull në revistën ?Politico”. Në të ajo argumentonte se “Iluzioni i një autonomie strategjike evropiane duhet të marrë fund: evropianët nuk mund të zëvendësojnë rolin vendimtar të SHBA, si garantuese e sigurisë.”
10 ditë më vonë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron reagoi me ashpërsi të pazakontë. Në një intervistë online me revistën ?Le Grand Continent” ai tha se është “krejtësisht i një mendimi tjetër” nga Ministrja gjermane e Mbrojtjes. Macroni e quajti vlerësimin e Annegret Kramp-Karrenbauerit: ?keqinterpretim të historisë”.
Ai shtoi se ?fatmirësisht kancelarja gjermane nuk ndjek këtë linjë, po ta kem kuptuar drejt”. Sipas tij SHBA do t’i pranojnë evropianët si aleatë, “vetëm po ta marrim seriozisht veten dhe të jemi sovranë në mbrojtjen tonë.”

Pas kësaj, reagoi sërish Ministrja gjermane e Mbrojtjes. Në një fjalim në Akademinë e Bundeswehrit, ushtrisë gjermane, në Hamburg, Annegret Kramp-Karrenbauer tha se “ideja e autonomisë strategjike të Evropës shkon shumë larg, po të ushqejë iluzionin se sigurinë, mirëqënien…mund ta garantojmë pa NATO-n dhe SHBA.”
Mosmarrëveshje për konceptin e pasqaruar të mbrojtjes evropiane. Kancelarja Merkel vërtet është shprehur që në krye të presidencës së Trumpit se “ne duhet ta marrim fatin tonë në duart tona”. Dhe e ka mbrojtur edhe së fundi idenë e sovranitetit evropian.
Por asnjëherë në Gjermani, nga asnjë qeveri, kjo nuk përfytyrohet në autonomi nga NATO-ja, apo pa SHBA. Për Gjermaninë ka rëndësi mbrojtja edhe me një arsenal bërthamor. Dhe Gjermania nuk është fuqi atomike, në dallim nga Franca. Është e vërtetë se me politikën e Presidentit Trump ndaj Gjermanisë janë shtuar dyshimet për mbështetjen e SHBA. Por edhe Gjermania është për forcimin e mbrojtjes së Evropës. Vetë Ministrja gjermane e Mbrojtjes mendon se Evropa duhet të bëhet fuqi ushtarake.
?Ne duhet të demonstrojmë se e kemi seriozisht për mbrojtjen tonë…Po qe për mua, mund ta përshpejtojmë procesin. Vetëm kur e vlerësojmë vetë sigurinë tonë, mund të presim që Amerika të bëjë të njëjtën gjë”, i tha ajo edhe këto ditë gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Si për ta mbështetur nevojën e forcimit të kërcënimit ushtarak, në Gjermani përmenden aktualisht si kujtesë rreziqet në botë. P.sh. sulmet e piratëve të internetit, nga Rusia.Por një Evropë si fuqi ushtarake, për Gjermaninë, nuk mund të jetë në konkurrencë me SHBA dhe me NATO-n. Këtë do ta kundërshtonin edhe të tjerë në Bashkimin Evropian, kryesisht në Lindje, të parët do të ishin polakët. Kështu që gjermanët mendojnë sërish në plan më të gjerë se presidenti francez. Këtu ka vërtet dallime me francezët.
Thjesht një keqkuptim?
Përshtypja e parë është se presidenti francez e ka keqkuptuar qëndrimin e Ministres gjermane të Mbrojtjes. Por problemi duket më i gjerë. Kërkesa franceze, për distancë nga SHBA, nuk është e re. Ajo e ka fillesën që pas Luftës së Dytë Botërore, te presidenti francez Charles de Gaulle. Për të krijuar një kundërpeshë ndaj SHBA, Charles de Gaulle forcoi aleancën me Gjermaninë. Kancelari gjerman i asaj kohe, Konrad Adenauer e pranoi aleancën. Por lidhjen me SHBA ai e theksoi edhe në traktatin e miqësisë të Elizesë, mes Gjermanisë e Francës. Franca gjithmonë është druajtur se Gjermania mund t’u japë përparësi marrëdhënieve me SHBA, jo integrimit evropian. Tani Emmanuel Macroni mendon se pas fitores së Bidenit në SHBA, Gjermania mund të kërkojë të futet sërish nën ombrellën amerikane, ku është ndierë e sigurtë 75 vitet e fundit.
Por këtu Macroni ndoshta nxitohet. Menjëherë pas fitores së Bidenit, kancelarja Merkel deklaroi se Gjermania do të bëjë shumë më tepër për mbrojtjen.
Pozicionime për epokën pas Merkelit?
Politika e Trumpit, që e shihte si kundërshtar Bashkimin Evropian, padyshim i afroi evropianët me njëri-tjetrin. Dhe tani presidenti Trump po largohet. Megjithatë për momentin do të ishte teprim të themi se kanë shpërthyer ndasi të reja, midis Gjermanisë e Francës. Gjermania e Franca pikënisjet i kanë pasur gjithmonë të ndryshme – në objektiv janë takuar.
Me qartësimin e pozicionit gjerman ndaj SHBA, Ministrja gjermane e Mbrojtjes i drejtohet edhe publikut brenda Gjermanisë, ku disa politikanë po përpiqen të lënë gjurmë të vlefshme në Gjermaninë pas largimit të kancelares Merkel. Kurse Macroni ndoshta shpreson të marrë rol udhëheqës në sovranitetin evropian, në Evropën pas kancelares Merkel. Dhe pas deklaratës së ministres gjermane të Mbrojtjes, ai dyshon për mbështetjen gjermane. Mbështetje në NATO për konceptin e autonomisë ushtarake të Evropës (në distancë nga SHBA) Franca nuk ka, konstatonte këto ditë gazeta franceze “Le Monde?.
Reagimi i ashpër ndaj Annegret Kramp-Karrenbauerit mund të lidhet edhe me kujtesën që i ka bërë ajo si kryetare e CDU-së Francës, që të mos presë sakrifica vetëm nga të tjerët, por të sakrifikojë e para për Evropën: menjëherë pasi e mori postin e kryetares së CDU-së në pushtet, ajo i propozoi Francës që vendin që mban Franca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së t’ia lërë Bashkimit Evropian. Njëkohësisht, reagimi i ashpër i presidentit francez ka të bëjë mjaft me personin e tij dhe me situatën ku ndodhet.
Mënyra e të shprehurit të Macronit sinjalizon acarim dhe distancim ndaj botës. Mediet gjermane regjistruan se në intervistën që dha, ai nuk ia përmend asnjëherë të vetme emrin Ministres gjermane të Mbrojtjes. Në SHBA, gazeta New York Times regjistroi e habitur se Macroni nuk ia përmendi në intervistën e tij asnjëherë emrin as Presidentit të zgjedhur Biden. Në Francë Macroni është nën presion, për shkak të menaxhimit jo optimal të pandemisë së Covid-19. Pas sulmeve të fundit islamiste në Francë, deklaratat e tij kritike ngjallën protesta edhe në botën myslimane.
Shumë nga prestigji i Macronit në Francë buron nga ai që perceptohet si sukses i tij, në politikën botërore dhe evropiane. Por edhe këtu rezultatet nuk janë mbresëlënëse. Pa asnjë dyshim, jo vetëm për paaftësi të Macronit.
Gjermania sërish e preferuar e SHBA?
Ekipi i Bidenit deklaroi qartë se do të riparojë marrëdhëniet me aleatët. Pritet që Bideni ta bëjë këtë edhe me Gjermaninë. Se deri ku do të ripërtërihet partneriteti në botën që ka ndryshuar, kjo mbetet megjithatë të shihet.
Nga ana tjetër: simpatia që demonstronte Donald Trumpi publikisht për Macronin tani i përket së kaluarës. Përfitime konkrete Francës ajo nuk duket se i solli. Këtë në Francë e dinë. Për vizitën e fundit në Paris të Ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo, zyra e Macronit nxitoi të sqarojë se vizita bëhet me kërkesë të Pompeos. Dhe në transparencë të plotë me zyrën e presidentit të zgjedhur Biden./DW
Kosova vijon të mbetet me shifra të larta sa i takon viktima...
Grupe hakerash të dyshuar nga Koreja e Veriut janë përpjekur...
Bashkimi Evropian do të marrë rreth dy miliardë doza të vaks...
Skocia është bërë vendi i parë në botë që ofron produktet me...
Deputetët e opozitës në Tajvan i hodhë kolegëve të tyre të m...
Turqia është tronditur sërish nga një tërmet me magnitudë 4....
Macron do të dënojë fotografimin apo xhirimin e policëve në ...
Një grua shtatzënë nga Komuna e Prizrenit, ka humbur jetën s...
Greqia ka regjistruar 2 018 raste të reja dhe 99 viktima nga...
Ditët e fundit është vërejtur se shifrat e të infektuarve në...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Koso...
Kryeministri i Renanisë-Veriore-Vestfalisë, Armin Laschet (C...
Greqia do të zgjasë masën e izolimit mbarëkombëtarë, për një...
Shtetet e Bashkuara regjistruan numrin më të lartë të viktim...
Vazhdon situata alarmante në Kosovë për sa i përket COVID-19...
Shifrat e infektimeve në Gjermani janë ende të larta, por të...
Dy javë para se BE-ja të marrë vendimin përkatës për çeljen ...
Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për...
Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se nga të dhënat e Min...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 1 651 tamponë të real...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...