web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Sali Berisha/ 28 nëntori 1944, Shqipëria – nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri

29 Nëntor 2020, 14:48, Politikë CNA

Data 28 ne?ntor 1944 mbahet si dita e c?lirimit te? Shqipe?rise? dhe sic? dihet, edhe sot vazhdon debati mbi sakte?sine? e date?s se? c?lirimit, ne?se kjo ka ndodhur me date? 28, pe?r c??ka ekzistojne? te? gjitha provat, apo me date? 29 ne?ntor, sic? pretendon e majta shqiptare, daten e fallsifikuar nga  Enver Hoxha me urdher te Beogradit madje edhe pasi festoi dy vitet e para kete feste me daten 28 nentor.

Rendesia e ketij debati qendron ne faktin se Enver Hoxha fallsifikoi edhe kete date, pe?r ta njehsuar kete feste jo me diten e çlirimit por me feste?n kombe?tare te? Federate?s se Jugosllavise, me dite?n e shpalljes se? saj ne? Jajce?, me? 29 ne?ntor te? vitit 1943. Pra ai fallsifikoi daten e çlirimit ne menyre qe pas bashkimit te Shqiperise si republike e 7te me Federaten e Jugosllavise te festonin edhe shqiptaret me 29 nentor se bashku me republikat e tjera, por natyrisht jo Jajcen se aty nuk kishin qene por Çlirimin e e vendit.

Mirepo mjerisht, ende sot e ke?saj dite, jo pak shqiptare? dhe ne teresi e majta shqiptare qe edhe sot vazhdon te kete si Meke Beogradin  nuk jane? ndalur ne nje aspekt tjeter themelor te kesaj date, nuk jane ndalur ne? te? ve?rtete?n me? te? pamohueshme historike, se 28 nentori i vitit 1944  she?noi jo vetem c?lirimin nga nje? pushtim i huaj por dhe ze?vende?simin e atij pushtimi me nje? pushtim te dyfishte, nje tjeter pushtim te huaj dhe nje te brendshem si kurre ndonjehere me pare. Kjo pasi ne fronin e pushtetit ne Tirane u ul nje klike shqiptaroserbe me projekt kryesor zhdukjen e shtetit te pavarur te shqiptareve.

Sot historiane dhe studiues vendas dhe te huaj me botimet e tyre tejet serioze dhe te shumta te bazuara ne mijra dokumenta te arkivave te vendit, te atyre te aleateve te luftes dhe vendeve te tjera, kane rishkruar historine  ne driten e te vertetave historike te pamohueshme. Ata me veprat e tyre tejet te rendesishme kane shkrire si rrezet e diellit brymen, malin e larte te fallsifikimeve te histeriografise hoxhiste.

Prandaj sot bazuar ne te vertetat historike shkencore eshte koha per reflektim te thelle nga çdo shqiptar kudo qe jeton per historine tone ne teresi si dhe ne rastin konkret edhe rreth kesaj date.

Studimet, botimet themelore te ketij çerek shekulli te bazuara ne mijra dokumenta dhe raporte te kohes kane provuar ne menyre shterruese se J.B.Tito dhe Partia Komuniste e Jugosllavise, per interesa te serbomadhise, themeluan, me dy qellime kryesore me te derguarit e tyre ne nentor te vitit 1941  ne Tirane, Partine Komuniste  te Shqiperise.

Qellimi i pare dhe me kryesor ishte krijimi i kalit te trojes pra i nje partie dhe levizje jugosllave ne Tirane te drejtuar dhe urdheruar dhe perdorur prej tyre kunder çeshtjes shqiptare. Qellimi i dyte ishte qe ne zbatim te porosive te Kominternit, pas sulmit nazist ndaj Bashkimit Sovjetik kjo force dhe kjo levizje shqiptaro serbe te mobilizonte shqiptaret ne lufte kunder pushtuesve.

Ne kete kontekst, komunistet serbo malazez  shkruan programin e kesaj partie, pa ju referuar as dhe nje here te vetme Kosoves dhe çeshtjes shqiptare, vune ne krye te saj Miladin Popoviçin dhe emeruan rreth tij Enver Hoxhen dhe vasalet e tjere. Pra perfaqesuesit serbomalazez te Partise Komuniste te Jugosllavise(PKJ), siç pohon dhe vet Tito, themeluan, udhehoqen dhe urdheruan Partine Komuniste te Shqiperise(PKSH)dhe njesite e saj partizane gjate gjithe luftes si parti dhe levizje jugosllave.

PKJ, me kalin e saj te trojes PKSH, arriti me sukses te bllokoje bashkimin e shqiptareve ne Shqiperi dhe bashkimin e kombit shqiptar ne teresi ne luften kunder pushtuesve.

Ata me ndihmen direkte te PKSH dhe Enver Hoxhes dhe shqiptareve me origjine nga Kosova si Fadil Hoxha etj, qe u derguan aty me mision, arriten te vendosin Kosoven nen vartesine e PKJ pavaresisht se Mbreteria e sllaveve te jugut as dhe federata e tyre nuk ekzistonin.

Tito dhe PKJ, nepermjet levizjes se tyre jugosllave qe themeluan ne Tirane, realizuan sa me siper duke perjashtuar teresisht çeshtjen kombetare nga programi i PKSH.

Po keshtu ata imponuan anullimin e menjehershem te Marrveveshjes se Mukjes, injorimin dhe asgjesimin e Marreveshjes se Bujanit dhe urdheruan dergimin e brigadave dhe divisioneve partizane te Shqiperise ne Kosove ne preteksitin e çlirimit nga gjermanet  por ne fakt si pararoje e pushtimit te saj nga divizionet serbo malazeze  dhe vendosjes te saj ne administrim ushtarak nga Tito.

Krahas ketyre, historianet dhe studiuesit kane faktuar me dokumenta te pakundershtueshme se: udheheqesit jugosllave dhe vegla e tyre Enver Hoxha pas shtatorit 1943, luften e shqiptareve kunder pushtuesve e degraduan  ne nje lufte kryesisht vellavrasese civile dhe se PKSH, siç pranon unanimisht vet Enver Hoxha dhe udheheqja e tjeter e kesaj partie ne plenumin e dyte te Beratit, zbatoi gjate luftes  nje vije politike terroriste, pra veproi si nje organizate terroriste duke kryer ne dhjetra e qindra raste akte te mirefillta terroriste.

Studimet e dekadave te fundit te bazuara ne dokumenta te panumerta kane provuar se serbet dhe Enver Hoxha dhe vasalet e tyre te tjere shqiptare ne krye te ushtrise partizane te Shqiperise kryen gjate luftes kunder pushtuesve, genocid dhe krime te renda kunder njerezimit ndaj shqiptareve.

Kjo klike terroriste dhunoi ne qindra e qindra raste konventat nderkombetare te Gjeneves, Hages per mbrojtjen e popullates civile, roberve te luftes, te semureve dhe te plagosurve te luftes etj etj.

E verteta te detyron, prandaj sot eshte ne interes te çdo shqiptari, te raportit te tij me te verteten historike te kombit te shtroje? pyetjen: A u c?liruam ve?rtet ne shqiptare?t, me date? 28 ne?ntor 1944?

Ne perpjekjen per nje pergjigje objektive te kesaj pyetje do te? gjejme? se e ve?rteta e c?lirimit tone? dhe ketu nuk e kam fjalen per daten 28 apo 29 por per çlirimin si te tille e?shte? nje? medalje me dy faqe.

Ne? nje?re?n ane?, e?shte? e ve?rtete? se, ne? raport me pushtimin gjerman, ne u c?liruam pasi gjermanet ne humbje e siper te luftes u terhoqen nga Shqiperia dhe ne dole?m nga Lufta e Dyte? Bote?rore te? renditur ne? ane?n e aleate?ve fitimtar.

Po ke?te? dite?, Enver Hoxha u instalua ne? Tirane? me qeverine? e tij si fitimtar dhe mbajti fjalimin e gjate? te? fitores. Pe?r ke?te? akt historik, flijuan jete?n dhe rinine? e tyre,  gjate luftes mije?ra djem dhe vajza, burra e gra te? kombit tone? dhe, dhjetra mije?ra te? tjere? luftuan me guxim, vendosme?ri pushtuesit nazifashiste? dhe rendite?n ke?shtu Shqipe?rine?, ne? ane?n e drejte te historise. Nderimi per ata qe flijuan jeten per idealet e lirise do mbetet i perjetshem.

Gjaku dhe sakrifica e tyre qendron ne themel te lirise tone kombetare. Sikunder i tille do mbetet nderimi edhe per te gjitha ata qe luftuan kunder pushtuesve per lirine kombetare dhe nuk u suallen gjate luftes si kaine ndaj vellezerve te tyre, nuk kryen akte terroriste,genocide dhe krime kunder njerezimit.

Ndersa keta te fundit per krimet e tyre kane perfunduar aty ku dhe e kane vendin, si xhelate te popullit tyre, ne koshin e plehrave te historise.

Dua te shtoj ketu se keto te ve?rtete? historike nuk mund te? mohohen, pavare?sisht nga manipulimet dhe fallsifikimet monstruoze te luftes nga historiane?t  hoxhiste?, si: rritja me disa here? i numrit te? te? re?ne?ve, shpikja e betejave edhe te? paqena, ste?rfyrja e humbjeve te? shkaktuara armikut etj etj.

Keto te verteta per luften partizane  nuk mund te mohohen as nga genocidi dhe krimet kunder njerezimit qe udheheqja komuniste shqiptaro sllave kreu gjate luftes dhe per te cilat meriton çdo denim, madje nuk mund te mohohen as dhe  nga karakteri vellavrases dhe civil qe dominoi kete lufte pasi Enver Hoxha dhe klika e tij per qellime te pushtetit personal dhe i urdheruar nga padronet e tij serb i dhane asaj pas shkelmimit nga ai te Marreveshjes historike te Mukjes ne shtator te vitit 1943.

Ne idene e saj lufta kunder pushtuesve ishte nje lufte e drejte.

Aleatet angloamerikane kishin njohur, vleresuar dhe mbeshtetur, financuar dhe furnizuar me arme uniforma, ushqime, specialiste ushtrine partizane.

Qeverite e tyre kishin pershendetur qe ne fillim  luften e shqiptareve kunder pushtuesve.

Ne menyre te pamohueshme forcat partizane komuniste ishin dhe njesite me te organizuara dhe me numerike ne teatrin e luftes ne Shqiperi dhe kjo jo per shkak te mbeshtetjes se tyre te gjere ne popull. Por para se gjithash per shkak te dobsive te pamohueshme te nacionalisteve shqiptar.

Eshte i drejte dhe plotesisht i justifikuar dhe mendoj une i detyrueshem denimi me ashpersi i te gjitha qendrimeve cnjerezore antikombetare i klikes serboshqiptare qe udhehoqi luften parizane. Por eshte tejet i gabuar mohimi i luftes, i gjakut te derdhur dhe sakrifcave te medha qe partizanet bene per liri.

Nuk duhet te harrojme asnjehere se renditja  ne anen e drejte te luftes se Dyte Boterore pati nje rendesi te vecante per Shqiperine.

Kjo jo vetem per dinjitetin kombetar te shqiptareve por edhe per faktin se megjthe mbeshtetjen qe aleatet i kishin dhene luftes se popullit shqiptar kunder pushtuesve, ata qe ne krye te heres kishin lene te hapur, dhe ketu me sa duket nen ndikimin e Greqise, ceshtjen e percaktimit te kufijve te Shqiperise.

Sipas tyre kufijte e Shqiperise  do te caktoheshin pas luftes ne konferencen e Paqes. Ketu qendron me shume se ne çdo drejtim tjeter dhe rendesia e pamohueshme e renditjes se Shqiperise ne anen e aleatve.

Pasi renditja ne anen e kundert edhe mund te shoqerohej me ndeshkime te renda si pale e humbur. Por çeshtja e vendosjes se kufijve te Shqiperise ne Konferencen e Paqes mbartte ne vete mundesine e bashkimit e Kosoves dhe te trojeve te tjera shqiptare me Shqiperine,  natyrisht kjo ne rastse shqiptaret do luftonin te  bashkuar kunder pushtuesve nazifashist siç vendosen edhe me ndermjetesimin e aleateve britanik ne Mukje.

-Por ana tjete?r, ana e zeze? e medaljes se dates se 28 nentorit 1944 pra dates se çlirimit eshte  se kjo date? ne te vertet nuk do te? shenonte c?lirimin e ve?rtete? te? shqiptareve dhe Shqipe?rise?, por vetem do te? shenonte apo sillte ze?vende?simin e pushtimit gjerman me specifikat e tij me pushtimin serb, jugosllav shume? here? me? te? rrezikshe?m pe?r vet ezkistence?n e kombit shqiptar si dhe vendosjen e diktature?s 46 vjec?are me? te? ege?r, me moniste, si pushtimi i brendshem me? barbar qe? shqiptare?t kishin njohur ne? te?re? historine? e tyre. Keshtu qe kjo dite e nentorit te vitit 1944 ne vend qe te ishte dita e mrekullise kombetare dhe viti 1944 te ishte annus mirabilis, eshte dita e vendosjes se nje pushtimi te zi dhe nje annus horribilis per shqiptaret.

Ketu me poshte do te ndalem shkurtimisht ne vendosjen e pushtimit serb, jugosllav pas 28 nentorit te vitit 1944 ne Shqiperi.

Zevendesimi i pushtimeve ndodhi sepse, ne? Tirane?, ne? pushtet do te? vinte partia dhe ushtria e themeluar, e drejtuar dhe e udhe?hequr nga serbe?t e PKJ dhe Tito, dhe vegla e tyre Enver Hoxha, te? cile?t pasi shite?n  Kosove?n, kishin vendosur dhe punonin se? bashku me Beogradin pe?r projektin ogurzi e antikombetare, aneksimin e Shqipe?rise? si Republike? e 7-te? e Jugosllavise?. Pra, me? 28 ne?ntor te? vitit 1944, shqiptare?t festuan c?lirimin, lirine?, duke brohoritur pe?r nje? klike? terroriste jugosllavo-shqiptare qe? u instalua ne? pushtet ne? Tirane? dhe hyre ne? nje? pushtim te? ri te? dyfishte?, pushtimin jugosllav dhe pushtimin komunist.

At Zef Pe?llumbi, de?shmitar i c?lirimit te? Shkodre?s, shkruan ne kryevepren e tij ?Rrno vetem me tregue? se: me daten 29 nentor Shkrodra u gdhi e mbushur me flamuj jugosllave? dhe se ne? ke?mbanoren e Katedrales se? qytetit, flamuri shqiptar pa yll u ze?vende?sua nga nje? partisan me flamurin jugosllav.

Pra ne qytetin e perjetshem te shqiptareve valvitej flamuri i pushtuesve te rinj si deshmi tragjike e zevendesimit te pushtueseve. Flamuri i pushtuesit qe iku u zevendesua jo me flamurin kombetar por me flamurin e pushtuesit te rinj.

Keshtu, me 28 nentor te vitit 1994 shqiptaret festuan çlirimin, lirine te mashtruar si kurre me pare ne historine e tyre dhe duke mos e kuptuar ndofta shumica e tyre se pikerisht kete date ata hyne ne nje pushtim te ri.

Me sakte ata brohoriten ate dite nje klike  shqiptaro jugosllave me ne krye Enver Hoxhen qe u instalua ne pushtet me projektin makaber te asgjesimit te lirise se tyre kombetare, pavaresise se Shqiperise dhe aneksimin e saj si republike e 7te ne federaten e sllaveve te jugut te dominuar nga serbet, armiqte shekullor te kombit shqiptar.

Pas kesaj dite, pra 28 nentorit 1944 instalimit ne Tirane te klikes shqiptaro serbe te Enver Hoxhes, vendosjes se veriut te Shqiperise dhe me pas edhe Kosoves nga Tito ne pushtim dhe administrim ushtarak, genocidi dhe krimet kunde?r njere?zimit ne? Shqipe?ri dhe ne? Kosove?, do te? merrnin dhjetra mije?ra jete? te? pafajshme ose do te? largonin nga vendi mbi qindra, mije?ra shqiptare?.

Me ke?te? dhune? dhe terror te? ege?r ndaj shqiptare?ve, Tito me vasalin e tij Enver Hoxha, me ushtrite e tyre partizane do te? vazhdonin te? ecnin me vendosme?ri ne? zbatimin e doktrine?s se? C?ubrillovic?it ne? Kosove?, por ne nje fare menyre dhe ne veriun e Shqiperise dhe manu militari do te zhduknin çdo pengese ne? rruge?n e rianeksimit te? plote? te? Kosoves si krahine? e Republike?s se? Serbise?, si dhe per asgje?simin e pavare?sise? se Shqiperise dhe bashkimiin e e kesaj te fundit me Federate?n e Sllave?ve te? Jugut, si Republike? e shtate? e saj.

Aneksimi i Shqipe?rise? nga Federata Jugosllave, ishte akti i fundit i tragjedise? se? madhe shqiptare qe? Josif Broz Tito dhe PKSH dhe Enver Hoxha, po realizonte ndaj shqiptare?ve. Ky akt, vinte si kurore?zim i instalimit te kalit te trojes ne Tirane,injorimit total gjate? lufte?s nga Enver Hoxha, te? c?e?shtjes se? Kosove?s dhe viseve te? tjera shqiptare ne? ish-Jugosllavi, vendosjes se tyre ne vartesi te PKJ dhe mbe?shtetjes se? plote? te? pushtimit serb te? ketyre trojeve shqiptare. Aneksimi i Shqipe?rise? si Republike? e 7-te? e ish- Jugosllavise?, ishte nje? projekt i Titos dhe udhe?heqjes jugosllave, qe? ne? vitet e lufte?s. Me pe?rfshirjen e Shqipe?rise? si Republike? e 7-te? e Federate?s Jugosllave, pe?rvec? e?ndrre?s se? vjete?r te? Serbise?, daljes se? saj ne? Durre?s, sipas tyre do te? mirrte nje? zgjidhje pe?rfundimtare edhe problemi i shqiptare?ve te? Kosove?s ne kuadrin Fedeates se Jugosllavise.

Madje, duket se pe?r ke?te? projekt, ata kishin bindur edhe vete? Stalinin, i cili ne? takimin me Titon dhe delegacionin e tij ne? Moske?, i kishte porositur qe te “gllabronin Shqipe?rine??. Ne? te? ve?rtete?, ne? dokumentin e AVNOJ-it, ne? ne?ntor 1943, udhe?heqja komuniste jugosllave, nuk ftoi fare perfaqesuesit e Kosoves dhe ne kundershtim me ate qe kishte premtuar, Kosoven e la si krahine te Serbise.

Ne kete konference Tito shpalli ne leter Republiken Federative te Jugosllaves dhe  nje?site? apo republiklat e saj. Ai ne kete dokument kishte lene? te? hapur munde?sine? e pranimit ne? federate? te? republikave te? tjera, natyrisht pa cituar nominalisht Shqipe?rine? por duke vetkuptuar, para se? gjithash, ate?.

Keshtu qe pas dates 28 nentor 1944, jo rastesisht por ne funksion te zbatimt te projektit te aneksimit te? Shqipe?rise? nga federata e Titos , ne? zyrat e pushtetit te? ri ne? Tirane?, ne? te? gjitha nivelet e tij ne parti, qeveri, ushtri, polici, sigurim, arsim, tregti, nde?rtim, miniera, etj., etj., do te? ve?rshonin mijra ke?shilltare?t jugosllave?, vendim-marre?sit e ve?rtete? te? vendit. Jugosllavizimi me shpejtesi dhe ne çdo qelize i shtetit dhe shoqerise shqiptare ishte misioni i tyre me kryesor. Madje, autoritetet jugosllave me lejen e Hoxhe?s, do te? instalonin ne? Shkode?r, legalisht nje? seksion te? she?rbimit te tyre famezi OZNA, qe? vepronte e ushtronte terror njelloj si ne Kosove, i pavarur dhe me autoritet te? plote? mbi  qytetare?t shqiptare? ne? mbare? veriun e vendit. Ky seksion i OZNA-s, ne? me?nyre? te? pavarur nga autoritetet shqiptare, ndalonte, arrestonte, rre?mbente pe?r ne? ish- Jugosllavi, madje edhe pushkatonte brenda territorit te? Shqipe?rise?, qindra dhe qindra  shqiptare?, te? cile?t  ky sherbim i konsideronte anti-jugosllave?. Ne? bashke?punim te? ngushte? me ke?shilltare?t e Titos dhe me zell dhe entuziaze?m te? vec?ante?, udhe?heqja komuniste e Shqipe?rise?, do te? pe?rfundonte dhe do te? firmoste me shpejte?si te? rrufeshme, qe? ne? muajin dhjetor te? vitit 1944, Traktatin e Bashke?punimit dhe Ndihme?s se? dyanshme midis Tirane?s dhe Beogradit, si paradhome ligjore e bashkimit midis dy vendeve. Traktatin rrufeshem e firmosi vete? Marshalli Tito.

Te? dy qeverite?, po ne? procesin e bashkimit te? plote? te? te? dy vendeve, firmose?n nje? seri marre?veshjesh te? tjera pe?r bashkimin ekonomik, doganor, monetar. Krejt ndryshe nga sa paraqitej me? vone? nga historiane?t hoxhiste?, E. Hoxha, firmosi dhe pranoi qe? te? dislokoheshin ne? Shqipe?ri divizione te? ushtrise? Jugosllave, dhe pas ke?saj, ai i propozon Titos, bashkimin e ushtrive me nje? Komande? dhe Shtatmadhe?ri te? pe?rbashke?t, pra unifikimin e komande?s ushtarake te? te? dy ushtrive

Ne? sistemin arsimor te? vendit, ne? te? gjitha nivelet, serbishtja do te? be?hej gjuha e detyruar. Te? gjitha shkollat, klasat dhe oborret e tyre, buc?isnin nga ke?nge?t dhe brohoritjet pe?r Marrshallin Tito. Muzika, folklori, prodhimet e tjera artistike jugosllave, do te? mbushnin boshlle?kun e krijuar me ndalimin e veprave letrare artistike te? shkrimtare?ve dhe artiste?ve shqiptare?, qe? nuk kishin mbe?shtetur apo kishin kunde?rshtuar vendosjen e regjimit komunist  ne? Shqipe?ri. Enver Hoxha do te? mbante fjalime ne Kuç e gjetiu kunde?r Fishte?s, do te? krahasonte gjeniun e epike?s se? letrave tona me Vladan Gjeorgjevic?in, ish-kryeministrin serb ne? vitin 1913, qe? kishte kryer masakrat me? te? me?dha ndaj shqiptare?ve dhe ishte shprehur se ?shqiptare?t, jane? njere?z primitive??.

Ekonomia shqiptare u vendos e te?ra ne? duart dhe kontrollin e dhjetra e qindra nde?rmarrjeve jugosllave, qe? u krijuan me shpejte?si ne? Shqipe?ri. Te? gjitha shke?mbimet tregtare be?heshin pothuaj ekskluzivisht me Beogradin. Vete?m ne? ke?to shke?mbime, midis te? tjerash, Beogradi grabiste nga Shqipe?ria sasine? kolosale te mbi 200 tonelata flori, dhe mijra tonelata mallra te tjera te? cilat pushtetare?t komuniste? ua konfiskuan, me gjak e hekur, tregtare?ve, sipe?rmarre?sve, qytetare?ve shqiptare? dhe more?n  nga Jugosllavia si kunde?r vlere? punishte, vagona, hekurishte te? pa vlere?. Pe?r Enver Hoxhe?n dhe suiten  e tij serbofile antishqiptare , zhdukja nga harta e Shqipe?rise? se? pavarur, bashkimi i saj me Federate?n e Jugosllavise? si Republike? e 7-te? e e saj , ishte e ardhmja me? e mire?, me? e sigurt e kombit shqiptar.

Ne? kontekstin e aneksimit te? Shqipe?rise?, asgje?simit te? pavare?sise? se? saj, ne? mbledhjen e Byrose? Politike, te? dt. 8 Janar 1945, Enver Hoxha si promotor kryesor i bashkimit te? Shqipe?rise? me Jugosllavine?, propozon ?bashkimin e PKSH me PKJ, mbi baza federative, me Sekretar te? Pe?rgjithshe?m te PKSH Mareshallin  Titon, si kusht i domosdoshe?m i bashkimit te? Shqipe?ise? me Federate?n Jugosllave. Vendosme?rine? e tij pe?r zhdukjen e pavare?sise? se? Shqipe?rise? dhe bashkimin e saj si republike? e 7-te? me Federate?n Jugosllave, Enver Hoxha, do ta de?shmonte edhe ne?pe?rmjet nje? letre drejtuar Josif Broz Titos, lidhur me bashkimin e Shqipe?rise? me Jugosllavine?.Ne? ke?te? lete?r, nde?r te? tjera, Enver Hoxha shkruan: ?nga shoku Savo, na e?shte? sygjeruar ….. nje? hap tjete?r pe?rpara ne? lidhje me formimin e shteteve tona, d.m.th., ne? rast se shkohet sa me? shpejt ne? bashkimin e dy popujve tane??, dhe se: ?ky bashkim, s?ka asgje? formale por ndihet thelle? ne? zemrat e popullit tone?. Ne duhet te? punojme? konkretisht pe?r federate?n dhe pe?r ke?te? gje?, ne? vendin tone? punohet me te? gjitha format?, dhe vazhdon ?por c?e?shtja qe? ne duhet te? marrim iniciative?n e pare? pe?r te? ke?rkuar ke?te? gje?, sikunde?r na e?shte? sygjeruar nga shoke?t jugosllave? qe? pe?rmenda me? larte?? dhe lidhur me kete çeshtje  Hoxha vazhdon ?ne kemi nevoje? te? na thuhet nga ju, ne?se ka ardhur momenti kur neve duhet te? marrim ne? shqyrtim c?e?shtjen e bashkimit dhe te? mbe?rrime? ne? konkluzione?, dhe se? fundi ?ne kemi bindjen se, sikunde?r Komiteti Central i Jugosllavise? do te? na sqaroje? dhe do te? na ke?shilloje? hapat dhe shoqe?risht mbi ke?te? c?e?shtje te? re?nde?sishme pe?r te? dy vendet tona?.

Po ne? ke?te? linje? e?shte? edhe deklarata e Titos, dhe?ne? agjensise? AP, ne? vitin 1946, se, ?Kosova dhe territoret e tjera shqiptare do t?i aneksohen Shqipe?rise??. Kjo deklarate?, e?shte? be?re? vete?m e vete?m me projektin e ?gllabe?rimit te? Shqipe?rise? etnike? pra, Shqipe?rise?, Kosove?s dhe territoreve te? tjera shqiptare, si dhe shnde?rrimin e tyre ne? Republike?n e shtate? te? Jugosllavise?.

Ky projekt ogurzi, ne? te? cilin ora e kombit shqiptar kishte ndaluar edhe ecte me ore?n e Beogradit, qe? po shkonte i sigurt dhe pandalshe?m drejt realizimit te? tij, do te? de?shtonte vete?m pe?r shkak te? keqe?simit dhe prishjes se? shpejte? te? marre?dhe?nieve midis Stalinit dhe Titos, prishje kjo qe? nuk kishte asnje? lidhje me Shqipe?rine? apo marre?dhe?niet shqiptaro- jugosllave, por qe? sigurisht, tashti Stalini nuk do te? pranonte aneksimin nga armiku i tij Tito, te? Shqipe?rise?.

Keto te dhena deshmojne ne menyre te pakundershtueshme se ajo qe quhet date çlirimi dhe qe e majta shqiptare  ne teresi qe nga Enver Hoxha gjer te neobllokmenet e sotem e mbajne per arsye te mirefillta ideologjike si kryefesten e tyre, e festojne gjithnje me shume se çdo feste tjeter eshte njekohesisht per kombin shqiptar nje dite me hipoteke te zeze, madje me te zezen ne kalendarin e shtetit shqiptar.

Kjo dite shenon largimin, terheqjen e gjermanit te fundit nga Shqipria dhe vendosjen e pushtimit te ri dhe te plote te shqiptareve nga serbet, armiqte e tyre shekullor.

Shqiptaret dhe serbet ne shekuj ishin perballur me dhjetra e dhjetra here. Nga mesi i viteve 1800 e ketej serbet i kishin fituar ne teresi te gjitha luftrat kunder shqiptareve, kishin dale ne Durres dhe pushtuar shumicen e territoreve te tona, kishin kryer genocide dhe masakrat me te tmerrshme ndaj nesh.

Por ne te gjitha keto luftra serbet kishin patur ndihmen politike, ushtarake, financiare te perendorive me te medha te kohes perveç Austro Hungarise. Kurse fitoren e tyre me te madhe ndaj kombit shqiptar, fitoren e 28 nentorit te vitit 1994 serbet e arriten jo me mbeshtetjen dhe nderhyrjen direkte ne anen e tyre te fuqive te medha por e realizuan nepermjet shqiptareve, levizjes  jugosllave qe themeluan dhe udhehoqen ne Shqiperi dhe Kosove me  Enver Hoxhen dhe veglat e tyre.

Tragjike eshte se sot pas 76 vitesh, e majta shqiptare ne Shqiperi, me ne krye argatin e beogradit Edi Ramen megjithese ish pushtuesit e asaj kohe jane miqte dhe partneret tane strategjik, mban si kryefeste te saj diten e largimit te gjermanit te fundit nga Shqiperia dhe diten pare te  pushtimit serb dhe kjo vetem si trashegimi te eterve barbare, mizore e tradhtar.

Tragjike se sot pas 7 dekadash Edvin Kristaq Rama deklaron para shqiptareve se ai ka mik dhe eshte krenar me miqesine me presidentin serbomadh Aleksander Vuçiç, qe vetem dy vjet me pare gjate vizites ne Veriun e Kosoves, ish Geobelsi i Millosheviçit do te betohej se Serbia do te behet me e madhe, vetkuptohet pra duke marre dhe spastruar territore te tjera te Kosoves.

Tragjike eshte se sot pas dy dekadave te çlirimit te Kosoves, argate te Beogradit ne Prishtine, njelloj si dikur Miladinet, Dushanet, Fadil Hoxhet muaren ne duar dhe tundin ne Kosove dhe ne bote flamurin e zi te Serbise se Madhe.

Ne kete shkrim une u ndala vetem ne njerin aspekt tragjik qe mbarte ne vehte ajo qe festohet si dite çlirimi dhe jo ne aspektin e saj me katastrofal, si dite e pare e vendosjes se diktatures me barabare te te gjitha kohrave ne  Shqiperi, diktatures hoxhiste. sb

ps: ky artikull ribotohet per shkak te aktualitetit/CNA.al.





Lajmet e fundit nga