web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qytetarët dynden në qendrat tregtare/ Braçe: Çmenduri, organet ligjzbatuese të mos bëjnë dallime

27 Nëntor 2020, 20:38, Politikë CNA

Mbrëmjen e sotme janë publikuar disa foto në rrjetet sociale nga qendrat tregtare, në të cilat është vënë re një situatë kaotike për shkak të uljeve të së premtes së zezë.

Duke marrë shkas nga dyndjet e qytetarëve drejt qendrave tregtare, ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë një reagim të fortë.

Braçe thotë se kjo që po ndodh është një çmenduri dhe një papërgjegjshmëri totale e qytetarëve.

Ai i bën thirrje çdo agjencie ligjzbatuese që është në detyrë, të merret tani me këtë çështje në çdo qendër tregtare në Tiranë, pa bërë dallim dhe duke zbatuar ligjin për të gjithë.

?Kjo është çmenduri!

Po kthehem nga Divjaka dhe, tani,  gjendja në rrethrotullimin e Qendrës Tregtare TEG është kjo! Po e përsëris;

Së pari, kjo është grykësi e llojit të tregtarëve që shpikën të premten e zezë e që zgjat prej tre javësh;

Së dyti, kjo është papërgjegjshmëri totale e njerëzve që blerjen kot e kanë kthyer në zgjatim të trupit!

Kjo është arsyeja që Tirana është vatra më e madhe e Covid; Këta njerëz janë arsyeja pse Durrësi, Korça, Shëngjini, Vlora etj. vijojnë të kenë numra të lartë infektimesh!

Mungesë respekti më të madhe se kjo ndaj mjekëve, infermierëve në qendra shëndetësore e spitale, farmacistëve, të gjithë punonjësve publike të shëndetësisë që prej 9 muajsh rrezikojnë jetën, nuk ka!

Sa turp! I kërkoj çdo agjencie ligjzbatuese që është në detyrë, të merret tani me këtë çmenduri në çdo qendër tregtare në Tiranë, pa bërë dallim e drejtë duke zbatuar ligjin për të gjithë!?, shkruan zv.kryeministri në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga