web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

7 të dënuar në Fushë-Krujë rezultojnë pozitiv me Covid/ Trasferohen në burgun e Lezhës

25 Nëntor 2020, 09:38, Kronika CNA

Shtatë persona të infektuar me koronavirus, që vuajnë dënimin në burgun e Fushë-Krujës janë transferuar drejt burgut të Shënkollit në Lezhë.

Mësohet se u është marrë tamponi edhe disa punonjësve dhe të dënuarve që dyshohet se kanë pasur kontakte me personat e infektuar.

Nga autoritetet burgu i Shënkollit është caktuar për izolimin e të dënuarve me koronavirus. Në këtë institucion të vuajtjes së dënimit ka një ambient të posaçëm për personat e prekur nga Covid.

Mirëpo, ambienti i posaçëm për raste të tilla nuk ofron as kushtet minimale për trajtimin e të sëmurëve./CNA.al.

 





Lajmet e fundit nga