web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot u regjistrua numri më i lartë i fataliteteve/ Manastirliu: Virusi nuk parandalohet në spitale

23 Nëntor 2020, 17:59, Lifestyle CNA

Ditën e sotme është regjistruar numri më i lartë i viktimave nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Duke marrë shkas nga kjo, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët.

Manastirliu i kërkon qytetarëve që të respektojnë masat dhe të tregojnë kujdes për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Socialistja thekson se përhapja e virusit nuk parandalohet në spitale, ndërsa pretendon se shkujdesja, shpërfillja dhe mohimi janë aleatët më të mirë të Covid-19.

?Sot Shqipëria shënoi numrin më të lartë ditor të viktimave nga Covid-19. Një fakt që reflekton shtimin e numrit të të infektuarve gjatë dy javëve të fundit.

Sot më shumë se kurrë, gjithësecili prej nesh duhet të marrë përgjegjësinë, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.  Armët që ka sot e gjithë bota janë zbatimi i tre rregullave:

Maska, distanca, higjiena.

A po i zbatojmë ato, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur njerëzit e dashur dhe për të treguar solidaritetin me autoritetet shëndetësore, në këtë luftë të paprecedentë për jetën? Pyeteni veten ju lutem, çdo herë që dilni nga shtëpia: A jam duke i përdorur këto armë?

Shkujdesja, shpërfillja dhe mohimi janë aleatët më të mirë të Covid-19. Sot është dita kur duhet të peshojmë mirë çdo veprim tonin, për të mos i hapur rrugë virusit të rrezikshëm, për të mos e lejuar të na dëmtojë njerëzit e dashur.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë maksimumin që mundemi, duke mos kursyer asgjë nga kapacitetet tona, të cilat siç e dini, nuk janë të pafundme. Por siç e kam përsëritur me dhjetëra herë: Përhapja e virusit nuk parandalohet në spitale. Atë e ka në dorë gjithësecili prej jush!?, shkruan ministrja në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga