web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Festë klandestine në Paris/ Qindra të rinj kërcejnë pa maska në hangarin e braktisur

23 Nëntor 2020, 11:47, Kosova & Bota CNA

?Dua të jem i lirë?, ky është sllogani i një feste klandestine të organizuar të shtunën më 21 nëntor në një zonë rezidenciale në Paris.

Më mes të emergjencës së koronavirusit 300 të rinj, kryesisht pa maska u mblodhën për të kërcyer dhe për t?u argëtuar duke lënë mënjanë rregullat anti-Covid në fuqi.

Biletat për këtë ngjarje u shitën 15 euro përmes një platforme online. Adresa e vendit u komunikua me e-mail në minutën e fundit.

Siç është raportuar nga ?Le Figaro? , udhëzimet për të marrë pjesë në event ishin shumë të rrepta. Të rinjtë duhet të mbërrinin në mënyrë diskrete, vetëm ose në grupe të vogla, midis orës 20:00 -21:00, me biletën në dorë.

Vendi, një hangar i braktisur disa hapa larg një linje të vjetër hekurudhore, ishte shndërruar në një diskotekë me drita neoni, barin, pistën e vallëzimit dhe një vend për DJ.

Organizatorët do përballen me një gjobë prej 15 mijë eurosh dhe me një vit burg për “rrezikimin e jetës së të tjerëve”.

“Të rinjtë nuk kanë më hapësirë për të qenë së bashku“, tha njëri prej tyre, duke shpjeguar arsyen e festës.

Kur vijmë në këtë lloj parti, ne e dimë që rrezikojmë të takojmë dikë që ka koronavirus. Na takon neve të marrim përgjegjësitë tona,” tha një i pranishëm./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.tgcom24.mediaset.it/mondo/covid-a-parigi-la-festa-clandestina-voglio-liberarmi-centinaia-di-giovani-ballano-senza-mascherine_25762577-202002a.shtml





Lajmet e fundit nga