web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Habit deputeti/ Del kundër masave anti-Covid: Qeveria ka frikë nga fushata elektorale

19 Nëntor 2020, 19:49, Politikë CNA

Në një kohë kur virusi Covid-19 ka infektuar mijëra persona dhe shumë të tjerë kanë ndërruar jetë, deputeti Lefter Maliqi ka dalë kundër masave anti-Covid, duke deklaruar se janë vendosur nga qeveria për shkak të fushatës elektorale dhe frikës që ka kryeministri Edi Rama nga humbja e 25 prillit.

Sipas Maliqit, Rama është braktisur edhe nga të tijët, përveç administratës që ndjek me urdhër nëpër takime

Sipas Maliqit, këto janë masat e fundit të një qeverie në ikje dhe të dështuar.

?Mendoj që vendimi është politik. Pavarësisht se çdo shqiptar, ashtu si çdo qytetar anë e mbanë botës, po përballet me Covid-19 dhe zbaton rregullat e OBSH, unë mendoj se ky është vendim politik pasi si në parlament, si jashtë, rëndësi ka distanca. Çdo gjë funksion normal, secili ka maskën, distance dhe nuk ka ndonjë problem.

Por unë mendoj se jemi në prag, pothuajse ka nisur fushata elektorale dhe Rilindjen, dhe Ramziun e Surrelit e frikësojnë takimet e shumta që po bëhen nga opozita, sidomos nga LSI, ku shumë të rinj po I shikojmë nëpër takime, mbi 200-300 duke ruajtur distancën, me maska etj. Ndërkohë ky si kryeministër, megjithëse ka një eskortë të madhe, po shikohet që po bojkotohet dhe nga të tijët, përveç administrates që shkon me urdhër.

I ka ikur entuziasmi, siç e pamë në Vlorë e kudo. Për shkak të estradave, përrallave që tregon për mandate të tretë?, tha Maliqi për ?Ora News?./CNA.al.

 





Lajmet e fundit nga